Samiti i Berlinit, Vuçiç: Prisnit mrekulli? Nuk ndodhin shpesh

Samiti i Berlinit, Vuçiç: Prisnit mrekulli? Nuk ndodhin shpesh

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se Samiti i Berlinit nuk ishte dështim, pasi sipas tij, është më mirë të flitet për një çështje, sesa të mos flitet fare.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas përfundimit të samitit, Vuçiç tha se angazhimi i Angela Merkel dhe Emmanuel Macron ishte shumë i rëndësishëm dhe ata treguan vendosmërinë e tyre për të ruajtur paqen në Ballkanin Perëndimor, një rajon që nga ana e tij garanton paqen në Evropë.

“Prisnit mrekulli? Mrekullitë nuk ndodhin. Ndodh një ose dy herë që një skuadër futbolli nga Europa Lindore të fitojë Kupën e Kampionëve, siç ndodhi në 1990 dhe 1991, atë kohë me penallti,dhe kjo nuk do të përsëritej në 30 ose 50 vitet e ardhshme ... Pra, le t’i lëmë mënjanë mrekullitë, ky është realiteti, është e qartë se jemi në një situatë të vështirë dhe serioze dhe ne duhet të sillemi me përgjegjësi dhe të kujdesemi për të ardhmen e popullit tonë", citon Vuçiçin “B92”.

Ai shtoi se "të gjithë kërkonin heqjen e taksës që Kosova ka vendosur mbi mallrat e Serbisë" dhe se nuk ishte një kërkesë e re.

Ai gjithashtu deklaroi se përfaqësuesit e Kroacisë dhe Sllovenisë, të ftuar në këtë takim, u sollën në mënyrë të drejtë dhe se ai nuk kishte asnjë kundërshtim në lidhje me ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy