
Kina regjistroi të hënën nivelin rekord të infektimeve me Covid, të dy viteve të fundit.
Më konkretisht, në 24 orë u regjistruan 5280 infektime, duke dyfishuar shifrat e së dielës.
Një gjë e tillë u bë me dije nga komisioni i sigurisë kombëtare, në përditësimin e të dhënave, nga të cilat shënohet rekordi maksimal i dy viteve, qysh kur nisi kriza e Wuhan.
Niveli rekord i infektimeve, u shënua edhe për shkak të valës së Omicron në nivel kombëtar, ku u shënua piku në provincën e Jilin, që nga e hëna, u fut në izolim.



