Shqipëria nuk ka mundur dot të dalë me rezultat pozitiv nga “Estadio José Rico Pérez” të Alicantes, në ndeshjen e para fundit të fazës eleminatore të kampionatit Botëror “Rusi 2018” kundër Kombëtares së Spanjës.
Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin e pastër 3-0, në një sfidë ku ishin mjaft inferiorë përballë Spanjës e cila arriti që të dominojë takimin përgjatë gjithë 90-minutave.
Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga ana e Julen Lopetegui të cilët arritën që ta siguronin fitoren që në pjesën e parë të ndeshjes.
Spanja arriti që të shënojë tre gola mjaft të shpejtë, ku i pari që zhbllokoi rezultatin ishte Rodrigo në minutën e 16-të.
Dyfishimi i shifrave erdhi në të 24-të me lojtarin që luan me Realin e Madridit, Iscon i cili realizoi një gol mjaft të bukur.
Pas vetëm 3-minutash Thiago Alcantara vulos shifrat në 3-0, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në minutën e fundit të ndeshjes.
Megjithatë, Shqipëria pati dy raste të mira për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes por u ndalën nga shtylla.
Me këtë fitore Spanja kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të Botërorit si kryesuesja e grupit G.
Sfida fundit për kuqezinjtë do të jetë kundër Italisë ditën e hënë në orën 20:45 në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Spanja do të luajë në transfertë kundër Izraelit.
Goli i shënuar nga Rodrigo.
Goli i shënuar nga Isco.
Goli i shënuar nga Alcantara.



