Aktori amerikan Kevin Spacey ka mohuar akuzat e reja për ngacmime seksuale përpara transmetimit të një dokumentari që sjell dëshmitë e disa burrave që denoncojnë veprimet e tij të papërshtatshme ndaj tyre.
Në këtë dokumentar të titulluar Spacey Unmasked që do të transmetohet në dy pjesë të hënën dhe të martën e ardhshme në kanalin britanik Channel 4, dhjetë burra sjellin dëshmitë e tyre për veprimet të papërshtatshme të aktorit.
Në një intervistë me gazetarin britanik Dan Wootton, të publikuar në internet para transmetimit të dokumentarit, Kevin Spacey mohoi çdo akuzë.
Unë marr përgjegjësinë e plotë për sjelljet dhe veprimet e mia në të kaluarën, por nuk mund dhe nuk do të marr përgjegjësi ndaj kujtdo që ka shpikur gjëra për mua apo ka ekzagjeruar histori për mua.
Vitin e kaluar, ylli i House Of Cards, dy herë fitues i Oskarit për rolet e tij në American Beauty dhe Usual Suspects, u shpall i pafajshëm pas akuzave dhe denoncimeve nga katër burra për ngacmime seksuele.



