Kush e vendosi tritolin në katin e 18-të të pallatit? Merret në pyetje djali i biznesmenit

Kush e vendosi tritolin në katin e 18-të të pallatit? Merret në pyetje djali i biznesmenit

Ndërsa biznesmeni Enver Shala është arratisur, pasi policia e ka shpallur në kërkim për shembjen e 3 kateve të pallatit 22-katësh që ka ndërtuar tek “Shkëmbi i Kavajës”, në pyetje është marrë edhe djali i tij 19-vjeçar. E. Shala.

I riu është shoqëruar në polici pasi gjeti në katin e 18-të të pallatit 6 kallëpe tritoli të vendosur 3 në njërën kolonë dhe 3 në një tjetër. “BalkanWeb” bën me dije se ka dyshime që tritoli në pallat mund të jetë vendosur për të tërhequr vëmendje, dhe një nga të dyshuarit është djali i biznesmenit.

Policia thotë se lënda plasëse e gjetur në katin e 18-të të pallatit ishte e mbështjellë me natriban dhe se ka gjetur shenja gishtash në të, të cilat janë çuar për ekspertizë,

Sipas tyre është i dyshimtë fakti, se as dera kryesore e pallatit nuk rezulton e shqyer, apo e dëmtuar, duke shtuar dyshimet se tritolin mund ta ketë vendosur një person që e njihte pallatin.

Policia thotë se djali i biznesmenit nuk ka pranuar të bashkëpunojë me ta dhe të tregojë se çfarë ka dashur në katin e 18-të të pallatit, aty ku janë rrëzuar edhe konstruksionet metalike të kateve të mësipërme.

Nga ana tjetër banorët që jetojnë afër pallatit 22-katësh ankohen vazhdimisht se sa herë fryn erë në qytet, bien pjesë inertesh nga pallati, duke u kthyer në një rrezik për jetën e tyre. Ata thonë se deri më tani nuk është marrë asnjë masë, për heqjen e tyre.

“S’dimë ku të futemi se po na bien llamarinat në kokë po na vrasin”,- deklaroi Saimir maloku, një qytetar i kësaj zone.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy