
YouTuber-i i njohur Dream ka vite që njihet për fansat e tij vetëm si një figurë vizatimore.
Lojtari i Minecraft, me 30 milionë abonentë në internet, përdor zërin e tij vetëm në transmetime - megjithëse herë pas here shfaqet në kamerë i veshur me një maskë.
Por gjithçka dukej se do të ndryshonte pasi miqtë e tij - dhe YouTuber të tjerë - postuan video duke reaguar me sa duket ndaj Dream pa maskën e tij.
Më pas ai postoi një video ku zbuloi fytyrën e tij për herë të parë.
Minecraft është videoloja më e shitur në botë dhe videot më të njohura të Dream kanë dhjetëra miliona shikime, me një që është shikuar më shumë se 115 milionë herë.
“Përshëndetje, emri im është Clay, i njohur ndryshe si Dream”, tha ai në një video pesë minutëshe të parë më shumë se 12 milionë herë.
"Njerëzit që përpiqen të më nxjerrin fytyrën, duke u përpjekur të mësojnë se si dukem... është pak e tepërt.", u shpreh Dream.
Në ditët para zbulimit të tij publik, Dream u tregoi fytyrën disa kontakteve të ngushta, duke u kërkuar atyre të postonin reagimet e tyre në internet.



