Indeksi i korrupsionit, Shqipëria më keq se një vit më parë (VIDEO)

Indeksi i korrupsionit, Shqipëria më keq se një vit më parë (VIDEO)

Shqipëria ka shënuar rënie krahasuar me një vit më parë sa i përket korrupsionit. Në raportin e Tranparency International për vitin 2018, Shqipëria renditet në vendin e 99-të, me një përkeqësim të ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Në bazë të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, Shqipëria është përmirësuar gjatë pesë viteve të fundit me pesë pikë, duke lëvizur nga 31 pikë që kishte në vitin 2013, në 36 në vitin 2018. Megjithatë, ajo ka shënuar përkeqësim me dy pikë në krahasim me vitin e kaluar, kur kishte 38 të tilla.

Raporti që përfshin 180 vende të botës përdor një shkallë nga 0-100 pikë, ku zero tregon një vend shumë të korruptuar.

Kosova radhitet e 93-ta, ndërsa një vit më parë ishte në vendin e 85-të. Me 37 pikë ajo ka dy më pak se një vit më parë.

Bosnje e Hercegovina një vit më parë ishte në vendin 91-të, ndërsa sivjet radhitet në vendin e 89-të.

Mali i Zi ka rënë nga vendin e 64-të në vendin e 67-të, Serbia ka rënë nga vendi 77-të në vendin e 87-të.

Maqedonia e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 107-të, sivjet radhitet e 93-ta, njësoj si Kosova.

Greqia është vendi anëtar i BE-së që ka shënuar rënien më të madhe në renditjet vjetore që matin perceptimet e korrupsionit në të gjithë botën.

Ajo ka rënë me tre pikë dhe renditet e dyta pas Bullgarisë, e cila në raport cilësohet si vendi i BE-së ku korrupsioni ndihet më së shumti. Greqia ndiqet nga Hungaria, Rumania dhe Kroacia.

Vendet me nivelin më të ulët të korrupsionit janë Danimarka, Finlanda dhe Suedia, pavarësisht se kanë rënie në krahasim me një vit më parë.

 

 
 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy