Kujdes! 3 gota qumësht në ditë janë të rrezikshme

Kujdes! 3 gota qumësht në ditë janë të rrezikshme

Konsumi i qumështit është këshilluar gjithnjë nga mjekët dhe nutricionistët për të rritur sasinë e kalciumit dhe për të mbajtur kockat e forta.

Por shkencëtarët sugjerojnë se qumështi në fakt luan një rol shumë të vogël në forcimin e kockave dhe mund të dyfishojë rrezikun e vdekjeve të parakohshme.

Sipas një studimi, ku u vëzhguan 61 mijë femra dhe 45 mijë meshkuj për 20 vjet, u arrit në konkluzionin se ata që kishin konsumuar shumë qumësht nuk kishin zvogëlim të kockave të thyera. Madje te femrat qumështi lidhej me rritje të shansit për të pësuar fraktura të kockave.

Sipas të përditshmes britanike “Telegraph”, ata që konsumonin 3 gota ose më shumë (680 ml) qumësht në ditë, kishin dy herë më shumë gjasa për të vdekur para kohe, në krahasim me ata që pinin më pak se 1 gotë.

Konsumi i qumështit është sugjeruar gjithnjë për ata që kanë mungesë të kalciumit, pasi ky i fundit është i nevojshëm për kockat, por tashmë shkencëtarët besojnë se yndyra te qumështi bën që efekti pozitiv i kalciumit të mos jetë më i tillë, duke shkaktuar inflamacion dhe duke rritur rrezikun për t’u prekur nga sulmet në zemër.

Megjithatë, produkte të tjera të bulmetit si djathi apo kosi, sipas ekspertëve kanë efekte pozitive, duke ulur rrezikun e vdekjeve të parakohshme dhe duke mbajtur kockat e shëndetshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy