Myftari: Sa herë pushteti sillet me arrogancë, protesta bëhet më e madhe

Myftari: Sa herë pushteti sillet me arrogancë, protesta bëhet më e madhe

Aktivisti Florian Myftari thotë se protesta do të vijojë, madje ajo do të bëhet më e madhe sa herë pushteti sillet me arrogancë.

 

Protesta ka sjellë magji, frymë të re sa i përket organizimit. Protesta do të vazhdojë. Sa herë pushteti sillet me arrogancë, protesta bëhet më e madhe. Ky ishte edhe rasti i djeshëm. 

 

Myftari tha se do të ketë ndryshime në kërkesat që protesta i ka drejtuar qeverisë. 

 

Ndryshimet vijnë me një projekt të ri që do të jetë një propozim gjithëpërfshirës, që lidhet me ndryshimet kushtetuese. 

 

Lidhur me përshkallëzimin e protestës, ai u shpreh se ajo nuk do të marrë kurrë drejtim të dhunshëm. 

 

Dhuna është mekanizmi që kryeministri kërkon të përdorim. Ne objektivat tona i kemi të qarta. Nuk mundemi të krijojë episode që do t’i jepnin mundësi kryeministrit të na shpallë organizatë të dhunshme. E gjithë protesta njëzëri ka mbështetje për SPAK, kur kërkojmë arrestime. Ne kërkojmë që kryeministri aktual të hetohet në mënyrë të thelluar. Duhet të kujtojmë që nisur nga ’91-shi, të gjitha ngjarjet në Shqipëri nuk janë hetuar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy