Seminari i Gjuhës Shqipe në Prishtinë/ Rakipllari: Diskutohet përmirësimi i standardit, jo zhbërja e tij

Seminari i Gjuhës Shqipe në Prishtinë/ Rakipllari: Diskutohet përmirësimi i standardit, jo zhbërja e tij

Zëvendësdekania e Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tiranës, Elsa Skënderi Rakipllari, në një komunikim me skype për MCN TV, foli lidhur me Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën që po organizohet në kryeqytetin e Kosovës, si bashkëpunim i Universitetit të Prishtinës dhe Tiranës.

Rakipllari bën me dije se tema e këtij viti janë kontaktet e gjuhës shqipe me gjuhët e tjera. Ajo vë në dukje se në Kosovë studiuesit nuk flasin mbi nevojën për ta zhbërë standardin, por për ta përmirësuar atë ekzistues.

E pyetur nëse diskutimet e seminarit hedhin dritë mbi mënyrën dhe kontekstet sesi është zhvilluar gjuha apo letërsia, Rakipllari shprehet:

Çdo gjë ka nisur mbarë. Sot është zyrtarisht dita e parë e aktiviteteve shkencore, seminarit të Prishtinës, që shënon jubileun e vet, vitin e 40-të. Është një krenari e përbashkët e Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës, që janë dy institucionet më me peshë në botën akademike mbarëshqiptare. Tema këtë vit është ajo e kontakteve të gjuhës shqipe me gjuhët e tjerave. Duhet të kemi parasysh që në aktivitete të tilla ka një tematikë bosht, dhe mandej studiuesit që merren me fushat specifike, zgjedhin të sjellin kontributet e tyre shkencore”.

Lidhur me problemet e shqipes te arvantiasit, ajo thotë se:

Studiuesit që merren me çështjet e gjuhëve arvanitase janë më të paktë në numër. Por në pesë vitet e fundit ka pasur disa konferenca që kanë pasur në vëmendje kontaktet e shqipes me gjuhët e tjera. E kemi në korpus edhe prurje të tilla që kanë në vëmendje prurjen e shqipes së arvanitase”.

Duke u ndalur te standardi i shqipes, Rakipllari foli mbi zhvillimet e reja mbi mënyrën se di duhet të avancohet gjuha.

Për avancimin e gjuhës janë gjithmonë folësit e shqipes, si ata brenda Shqipërisë shtetërore, po ashtu ata në Kosovë dhe shqiptarët në trevat e tjera. Janë folësit që e diktojnë si gjuha shqipe. Diskutimet mes gjuhëtarëve më së shumti sot lidhen me çështje si mund të përmirësohet ky standard ekzistues. Edhe në Kosovë nuk flasim për nevojën për ta zhbërë standardin. Kemi ngritur shqetësimin për ta përmirësuar standardin ekzistues. Nuk është e thjeshtë të krijosh një standard të ri nga fillimi dhe t’i kënaqësh njerëzit. Megjithatë divergjencat dhe ndryshimet mes gjuhës së gjallë, që asaj që flitet dhe standardit nuk janë të atij niveli që të kemi keqkuptime mes folësve”.

Teksa u ndal te studiuesit e huaj të pranishëm në seminarin 5-ditor, ajo tha:

Kemi nga Çekia, nga Gjermania. Sivjet s’kemi studiuesit rusë, që punojnë në institucione shtetërore zyrtare, për shkak të një vendimi. Por do marrin pjesë albanologët dhe studiuesit më në zë, që kanë një formim mjaft të mirë gjuhësor dhe teorik, çka u mundëson të sjellin si prurje, risi dhe trajtesa që mbase për audiencën e këtushme mund të jenë edhe të reja”.

Në fund të intervistës së saj Rakipllari evidentoi faktin që studentët e huaj nuk trajtohen si duhet financiarisht në Tiranë.

Në përfundim të seminarit të çdo viti ka gjithmonë një përmbledhje me punime. Ky është viti i tretë që mbaj në Prishtinë kurse të gjuhës shqipe. Lajmi i mirë është që numri i studentëve të huaj arrin në 100. Kemi edhe në Tiranë shkolla verore, por ajo çka mungon dhe duhet bërë më mirë është trajtimi financiar për studentët e huaj që vinë në Tiranë. Lë për të dëshiruar me mënyrën se si trajtohen në Prishtinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy