Moti i keq ka goditur Italinë nga veriu në jug .
Dëmet më të mëdha u regjistruan në Campania.
Një rrëshqitje dheu ndodhi në fshatin Talanico në komunën e San Felice a Cancello , në zonën e Caserta-s.
Disa shtëpi janë evakuuar, ndërsa vijojnë kërkimet për dy persona, një 42-vjeçar dhe nënën e tij 74-vjeçare, të cilët janë zhdukur.
Një stuhi e dhunshme goditi gjithashtu disa komuna në provincën e Avellino-s në orët e vona të pasdites së djeshme.
Edhe Mugnano del Cardinale, u pushtua nga një rrjedhë e fuqishme uji që thuajse mori para makinat e parkuara.



