Zelensky thirrje për "gjykatë speciale": Para drejtësisë përgjegjësit për krimet kundër Ukrainës

Zelensky thirrje për "gjykatë speciale": Para drejtësisë përgjegjësit për krimet kundër Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të mërkurën për krijimin e një "gjykate speciale" për të ndjekur liderët politikë dhe ushtarakë rusë për rolin e tyre në pushtimin e Ukrainës.

"Ne duhet të nxjerrim para drejtësisë ata, vendimet e të cilëve filluan të gjithë këtë,"  tha ai në një konferencë në Paris. “Ata që kanë kryer krimin origjinal. Një krim në të cilin është përqendruar gjithë e keqja e treguar nga pushtuesit rusë.

"Dhe ne ende nuk kemi një bazë të tillë institucionale për të kërkuar përgjegjësinë e udhëheqjes politike dhe ushtarake ruse për krimin e agresionit."

Zelensky vlerësoi punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për hetimin e krimeve të dyshuara të kryera nga trupat ruse në territorin ukrainas. Por ai shtoi se “që krimi origjinal i agresionit të armatosur të marrë gjithashtu një përgjigje të drejtë, ne duhet të plotësojmë aktivitetet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale”.

Duhet të krijohet një gjykatë speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës. Në mënyrë që të mund të ndëshkojë ata që, për fat të keq, nuk mund të arrihen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe të gjitha institucionet e tjera gjyqësore të disponueshme në botë”, tha Zelensky.

"Ju të gjithë e dini se si udhëheqja e Rusisë, e fshehur pas historive të rreme për sovranitetin shtetëror, i shmanget përgjegjësisë së drejtë për atë që ka bërë. Ne duhet ta kapërcejmë atë."

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy