Breçani: Akt terrorist sulmi ndaj Policisë së Kosovës, u përdorën armë të asgjësimit në masë (VIDEO)

Breçani: Akt terrorist sulmi ndaj Policisë së Kosovës, u përdorën armë të asgjësimit në masë (VIDEO)

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë Erzen Breçani e konsideroi një akt terrorist që cenon rëndë sovranitetin e Kosovës, sulmin që u bë dje ndaj Policisë në Banjskë. Duke folur në MCN Live Breçani tha se municionet e përdorura nga agresorët janë armë që përdoren për agjësimin në masë dhe mund të dëmtojnë edhe mjetet e blindura. Breçani vlerësoi veprimet policore të Forcave Speciale, duke i konsideruar ato të suksesshme. 

Unë e shoh si një akt terrorist që cenon rëndë sovranitetin e Kosovës. Kemi të bëjmë me një organizatë terroriste, për vet veprimet e saj, që çojnë në vrasjen e një polici në krye të detyrës. Duke parë organizimin dhe masivitetin e tyre, 30 veta, të gjitha gjasat të çojnë që kemi të bëjmë me organizatë terroriste. Edhe municionet e përdorura. Situata është e rëndë kur një organizatë terroriste ka financime për të kryer akte të tilla të rënda. Këto armë përdoren për asgjësimin në masë. Edhe arma tjetër, që shohim në ekran, përdoret kundër këmbësorisë. Janë armë që mund të dëmtojnë edhe mjetet e blinduara nëse dikush afrohet. Duhet parë financimi, organizata. Informacionet dhe shërbimet e inteligjencës nuk duhet të vonohen që të japin një emërtesë. Për mendimin tim kjo ka mbështetje nga qeveria e Beogradit. Organizimi i tillë dhe pjesëmarrja e 30 personave. Kjo ngjarje mund të shkaktohet përsëri nëse nuk dokumentohet arsyeja, motivi, sa më shpejt, mund të shkaktojë trazira të tjera. Çdo lloj pjesëtari i një organizate kriminale, është detyrim ligjor që Policia e Kosovës ta mbajë nën kontroll territorin. Kemi një vijë kufitare të gjatë që është e mundur të përdoret për depërtimin e forcave terroriste. Qëllimet e tyre dihen, mundohen të ketë destabilitet në Kosovë. Qëllimet janë të rusëve dhe të Beogradit, por një gjë e tillë s’do të arrihet. Ligji e drejta dhe morali fitojnë kundër të keqes”, tha Breçani.

Janë kryer veprime policore nga Forcat Speciale. Janë për t’u përgëzuar veprimet policore, operacionale, të suksesshme, pasi me atë arsenal armësh mund të ishin shkaktuar prapë viktima te Forcat Operacionale dhe agresorët. Nuk e mendoj që ka urdhër politik, janë veprime policore. Në bazë të informacioneve që kam, me disa pjesëtarë të Forcave të Kosovës, ata nga momenti që kanë marrë informacionin për vrasjen e rreshterit, kanë qenë në gatishmëri të plotë. S’ka pas kohë për një ndërhyrje të organizuar. Ka qenë një ndërhyrje në kushtet e flagrancës. Shumë pjesëtarë të organizatës terroriste kanë çarë rrethimin. Në momentin që dikush çan rrethimit, është brenda kompetencave ligjore përdorimi i armës nga policisë. Këtu ka qenë ligjshmëria e përdorimit të armëve të zjarrit nga Forcat Speciale. Kur rrezikohet jeta e grupit që kryen kontrollin, snajperistat veprojnë me armë zjarri. KFOR-i me të drejtë s’ka ndërhyrë, ka mbështetur. Forcat Speciale të Kosovës absolutisht janë të trajnuar. Kemi një strukturë që janë 300 e ca veta. Këta policë janë të motivuar, kanë edhe ndjenjën e atdhetarisë. Armatimin e kanë pothuajse bashkëkohor, edhe mjetet e transportit, mjetet e blinduara. Mundet të përballen me çdo akt të ngjashëm, për të mbajtur nën kontroll territorin. Në Veri të Kosovës ka rrezik. Nëse bëhet një mur i lartë i vijës kufitare dhe bëhet kontroll i imtësishëm kush hyn e kush del, minizmohet rreziku”, shtoi ai. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy