U kap mat me 30 doza kokaine në çorape, burg shqiptarit që nuk mbante mend asgjë

U kap mat me 30 doza kokaine në çorape, burg shqiptarit që nuk mbante mend asgjë

Një tregtar kokaine, i cili u arrestua me 30 doza drogë u burgos për më shumë se dy vite në nga një gjykat në Britanin e Madhe.

Admir Palushi, 23 vjeç, pa vendbanim të caktuar, u arrestua pasi në makinën e tij dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën 30 doza kokainë të fshehur në dy çorape. Gjithashtu, atij iu sekuestrua edhe një sasi e konsiderueshme parash.

Përveç kësaj, ai jetonte me dokumente të parregullta në Britani, duke paraqitur dokumente identifikimi si shtetas grek.

Gjatë intervistës në polici, ai pranoi se ishte shqiptar, ndërsa për të gjitha pyetjet e tjera në lidhje me trafikun e drogës, ka deklaruar se “nuk mund të kujtohem”.

Palushi u burgos këtë të hënë në 23 janar, për 23 muaj burg nga gjykata mbretërore e Londrës, pasi u deklarua fajtor për posedim të drogës së klasit të parë si dhe mbajtjes së dokumenteve të rreme të identitetit.

Shqiptari u arrestua më 16 dhjetor të vitit të shkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy