Argita Malltezi në krye të PD-së? Murrizi: Partia s’është tokë me certifikatë pronësie që ia lë kujt të duash, eksperiment i dështuar

Argita Malltezi në krye të PD-së? Murrizi: Partia s’është tokë me certifikatë pronësie që ia lë kujt të duash, eksperiment i dështuar

Për ish-deputetin Myslim Murrizi, nëse Argita Malltezi synon të jetë pjesë e kupolës drejtuese të PD-së do të duhet të votohet sipas parimit 'një anëtar një votë' pasi partia nuk është një certifikatë pronësie që t’i mund t’ia lësh trashëgimi kujt të duash.

Në “Bilardo në MCN”, Murrizi tha se nuk e ka kuptuar ende se në cfarë cilësie ishte e ftuar Argita Malltezi në Kuvendin e 2 dhjetorit.

Sa kohë që qytetaria e këtij vendi, për fat të keq vjen erë militantizëm, kanë gjithë të drejtën e tyre të tallen me këtë popull.

Sa kohë që ky popull, për fat të keq s’ka dalë nga shpirtit i dreqit komunist dhe mentaliteti servil dhe i frikës ndaj atij që është në krye atëherë le të bëjnë çfarë të kenë qejf.

Nuk e prisja të ishte Argita Malltezi, shumë herë më mirë të ishte Jamarbri sepse është drejtori i departamentit, anëtar Kryesie, është pjesë e strukturës. Në Kuvend Kombëtar vihet me dy cilësi. Ose anëtar Kuvendi dhe Argita nuk është, ose si i ftuar por i ftuari nuk flet. Të ftuarit përshëndesin, delegatët diskutojnë. Nuk e di në çfarë cilësie është prania e Argita Malltezi në Kuvendin e 2 dhjetorit, si delegate apo si e ftuar?

Partia, nuk është certifikatë pronësie e tokës në Çermë të Lushnjës që do t’ia lësh me 7501 atij që mendon, ky është eksperiment i dështuar nëse tentohet të bëhet për herë të dytë, të tretë ose të katërt.

Nëse Argita Malltezi do të aspirojë të jetë pjesë e kupolës drejtuese e çdo subjekti politik, në këtë rast e kësaj partie ku është i ati kryetar dhe Murrizi vrima e fundit e kavallit, anëtar i Këshillit Kombëtar në zgjedhjet e ardhshme kur të hapet gara do të shkojë të votohet me parimin një anëtar një votë dhe nëse anëtarësia e këtij grupimi do ta votojë është në drejtën e  saj për të qenë për çfarë do posti të kandidojë , qoftë kryetare, qoftë Kryesi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy