
Italia është e para në vendet e BE-së, në vitin 2017, për fenomenin e falsifikimit të kartave të identitetit.
Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Frontex, i cili e vendos Italinë (752) të dytën pas Rumanisë (775) në këtë aspekt.
E treta është Greqia me 636. Përfundimet e studimit u publikuan me rastin e prezantimit të një sërë propozimesh të Komisionit Europian për rritjen e sigurisë, duke u nisur nga kartat e identitetit.
Italia është e para për sa u përket dokumenteve të vjedhura të identitetit. Po ashtu, edhe për falsifikimin nëpërmjet zëvendësimit të fotos, dokumentet italiane janë ato që kapen më shpesh.



