
Imran Khan, kryeministri i Pakistanit, është vënë sërish në qendër të kritikave për shkak se la të kuptohet se vetë gratë janë ‘fajtore’ të përdhunimeve. 68-vjeçari i diplomuar në Oksford, i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar tundimin për burrat që nuk kishin ‘forcë vullneti’ për të parandaluar diçka të tillë.
“I gjithë ky koncepti për tu mbuluar është për të shmangur tundimin, jo të gjithë kanë vullnet për ta shmangur atë,” tha Khan.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit, tha të martën se ishte shokuar nga deklarata e tij. Jo vetëm që kjo tregon një injorancë se ku, pse dhe si ndodh përdhunimi, por gjithashtu i hedh fajin viktimave të përdhunimit.
Pakistani është një vend thellësisht konservator ku viktimat e abuzimit seksual shpesh shihen me dyshim dhe ankesat penale nuk merren seriozisht.
Më herët Khan ka deklaruar se pandemia e COVID ishte përhapur për shkak të mëkateve të grave.



