Raporti: Rusia ka kryer shkelje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Raporti: Rusia ka kryer shkelje ndërkombëtare të të drejtave të njeriut

Organi evropian i sigurisë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka hetuar ngjarjet në Ukrainë.

Në një raport, i cili hetonte ngjarjet në fund të shkurtit dhe marsit, organizata tha se kishte prova të shkeljeve nga forcat ruse, duke përfshirë shkeljen e të drejtës për të jetuar, dhunën seksuale, vrasjet jashtëgjyqësore, dëbimet e detyruara, përdorimin e mburojave njerëzore dhe zhdukja e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Në raport thuhet gjithashtu se autokolona humanitare ishin sulmuar.

Po ashru nga hetimi i organizatës del se sulmi në maternitetin e Mariupolit  më 9 mars u krye nga Rusia, një akuzë që Moska e ka mohuar.

Raporti thoshte se një sulm tjetër më 16 mars në teatrin e Dramës në Mariupol, ku po strehoheshin civilët, ishte një krim lufte.

Raporti i OSBE-së thoshte se Ukraina gjithashtu dukej se kishte kryer shkelje, veçanërisht në trajtimin e të burgosurve të luftës, por se shkeljet e Rusisë ishin shumë më të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy