Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i ka bërë opozitës apelin e radhës për rikthimin në Kuvend dhe votimin e ligjeve të reformës në drejtësi.
“Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tone”, deklaroi Balla pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS-së.



