
Skandali me dosjen McGonigal dhe implikimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen, deputeti i PD-së, Xhelal Mziu e sheh si fakt që Rama e ka ditur që do të plas si skandal.
Në MCN live, Mziu tha se ky skandal është pjesë e agjendës së Ramës në 10 vitet e fundit dhe se ai loz në fushën e kundërshtarit në raport me opozitën.
Kjo është bërë në fakt më shumë show në fund për ti paraprirë këtij skandali që ka ndodhur dhe jam e bindur se kryeministri e ka ditur që do të plasë kjo bombë në SHBA dhe që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën, dhe jo pa qëllim ishte në funksion të zgjedhjeve të 14 majit, por edhe për ta sfumuar opinionin publik.
Kështu që rasti i hetimit edhe duke pas parasysh se kryeministri ka deklaruar se ai e ka një shok që e ka pritur në zyrë tregoj edhe një herë implikimin të drejtpërdrejtë të kryeministrit bën këto çështje që kanë të bëjnë me angazhimin e nuk është një rrufe në qiell të hapur, se e dinë kushdo që kryeministri që kemi sot nuk loz në fushën e tij por më shumë loz në fushën e kundërshtarit duke përdorur instrumente të tjerë ekstra ligjor edhe elementë joshëse në raport me opozitën.
Deputeti Mziu shprehu bindjen se ka shumë element që e implikojnë drejtpërdrejtë kryeministrin Rama në këtë çështje.
Sipas tij, ai ka penetruar shume thellë duke përdorur segmente të tilla për ta shantazhuar dhe përçarë opozitën.
Ka sa të duash elemente që e implikojnë Ramën drejtpërdrejtë në këtë aferë. Jam i sigurt se z.Rama, për shkak të postit të tij nuk mund të shpallet non-grata, por mund të jetë kontingjent i non-grates.
Unë jam absolutisht i bindur se është pjesë funksionale e kësaj skeme që ka përdorur. Tjetër besoj se kryeministri nuk është se kreu një takim rastësor, se më kujtohet “afera Muzin” me z.Bashën, mediat kanë 4 vite që merren me të, se një nga ato lobistë kishte të bënte me Rusinë.
Po ky lobisti, ose lideri i Ballkanit, që vazhdon lobimin edhe në Shqipëri kundër opozitës, edhe në MV me çështjen Gruevski, edhe ne Malin e Zi me Abazovic, apo edhe në SHBA, ku është me vëllaun Vucic, pra janë shumë instrumente të cilat tregojnë që Rama ka penetruar thellë nëpërmjet këtij segmenti, nuk dua të akuzoj SHBA, por element të tillë si MC Gongila, reagojnë edhe një herë se kush a qenë agjenda e këtij kryeministri në raport me marrëdhëniet me opozitën por edhe me instrumente të tjerë jashtëligjor që kanë bërë pis Shqipërinë dhe ka deformuar dhe votën në Shqipëri, duke përdorur instrumente për të shantazhuar opozitën, për ta përçarë, dhe për të përdorur lidhje vertikale të strukturuara të SHBA ose të dikujt tjetër.



