Kontabilisti Sotiraq Dhamo thotë se shtyrja e fikalizimit duhet të përfshinte të gjitha bizneset dhe jo vetëm atë të vogël. Në një intervistë për MCN TV Dhamo tha se biznesi i vogël nuk mund ta zbatonte fiskalizimin ndaj edhe u shty.
Sipas kontabilistit Dhamo para se ta shtyhej fiskalizimi duhej të analizoheshin proceset dhe më pas duhej marrë vendimi nëse duhej shtyrë.
Dhamo tha se shtyrja e afatit është një vendim i pa menduar mirë.
Pjesë nga intervista:
A është lajm i mirë shtyrja e fiskalizimit për biznesin e vogël apo dëmton biznesin e madh?
Dhamo: Shtyrja duhet të përfshinte të gjitha bizneset.
A ishte domosdoshmëri dhe a do na shërbejë në ekonomi?
Dhamo: Bëhet fjalë nëse mund të zbatohet nga biznesi i vogël. Biznesi i vogël nuk mund ta zbatonte ndaj edhe u shty. Nëse analizojmë proceset e vitit të kaluar mund të them se ka shumë probleme të pazgjidhura dhe vetëm një pjesë e tij mund të përfitojë. Por probleme ka edhe për biznesin e madh. Ata kanë zbatuar detyrimet ligjore dhe kanë filluar fiskalizimin por e kanë të pamundur ta zbatojnë në mënyrë të plotë.
Procesi i sistemit Teknik është, por është dashur kohë e madhe për biznesin që të mësojë.
Dhamo: Departamenti i kontabilitetit ka bërë një takim me studiues dhe kanë analizuar situatën konkrete dhe konkluzioni ishte që Ministria e Financave para se ta shtyjë fiskalizimin duhet të analizojë proceset. Dhe pas analizës duhej marrë vendimi se sa duhej shtyrë. Mendoj se është një vendim i pa menduar mirë. Unë nuk e gjykoj si lehtësim këtë, kjo është një shtyrje e detyruar sepse nuk mund të zbatohej nga proceset. Mosvendosja e gjobave duhej të ishte e dhe për biznesi i madh pasi kanë probleme me faturat.
Me nisjen e vitit të ri nuk ka funksionuar dhe ky është penalitet.
Dhamo: Ka ende probleme që s’kanë të bëjnë thjeshtë me fiskalizimin. Ka parregullsi që vijnë jo për shkak të biznesi i madh. Por nëse analizohen, mendoj se nuk duhet të penalizohen. Duhet parë zbatueshmëria e këtij procesi. Kostoja përfshin të gjitha bizneset, përfshin koston e regjistrimit elektronik, përfshin koston e pajisjeve, të sotftuerëve, do paguhet mirëmbajtja e rrjeteve, është një risi teknologjike që është i komplikuar dhe kërkon kosto. Duhet të gjendet rruga e duhur për tu zbatuar. Biznesi i madh është pothuajse gjithë i regjistruar nga biznesi i vogël ngelen 30 mijë pa certifikatë. Biznesi i vogël që janë pajisur por nuk kanë aplikuar fiskalizimin përfitojnë nga kjo shtyrje.



