Paralajmërimi: Gjermanisë i mungon gazi për të kaluar dimrin

Paralajmërimi: Gjermanisë i mungon gazi për të kaluar dimrin

Objektet e magazinimit të gazit gjerman nuk janë mjaftueshëm në situatën aktuale për të kaluar dimrin pa furnizime me gaz rus.

Kështu deklaroi Klaus Mueller, drejtuesi i zyrës rregullatore të vendit për energjinë elektrike dhe gazin, në një intervistë me Bild am Sonntag, raporton Tass.

Depozitat e gazit janë pothuajse 65% plot. Kjo situatë është më mirë se në javët e mëparshme, por ende nuk mjafton për të kaluar dimrin pa gazin rus.

Mueller kujtoi gjithashtu se puna e mirëmbajtjes së gazsjelësit Nord Stream ishte planifikuar të përfundonte të enjten e ardhshme.

Tani shumë varet edhe sa gaz rrjedh nëpër tubacion pas mirëmbajtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy