Turizmit ‘i ikën’ Muzeu Kombëtar/ Seferi: Qeveria të lajmëronte një vit përpara operatorët. Penalizon rëndë agjencitë turistike

Turizmit ‘i ikën’ Muzeu Kombëtar/ Seferi: Qeveria të lajmëronte një vit përpara operatorët. Penalizon rëndë agjencitë turistike

Teksa qeveria po e konsideron sukses të paprecedent rritjen e flukseve të turistëve, është ajo vetë që mbyll për katër vite atraksionin më të rëndësishëm turistik të vendit, Muzeun Historik Kombëtar.

Leonard Seferi, ekspert turizmi, vlerëson në “MCN economy” se ky fakt jo vetëm që penalizon në radhë të parë agjencitë turistike të cilat funksionojnë më rezervime, por për këtë fakt, qeveria do duhej të kishte lajmëruar ata një vit më parë.

Ne nuk jemi arkitekt apo inxhinierë ndërtimi, qe ta llogarisim nëse është e nevojshme apo e panevojshme kjo ndërhyrje. Fakti që jeni ën pika dyshimi për mungesën e transparencës apo forma të tjera, është akoma një plagë më e madhe se si do që të jetë puna duhej të kishte paralajmëruar minimalisht një vit përpara sepse agjencitë turistike funksionojnë më rezervime të parakohshme dhe nuk do të thotë se kujtohet në moment të fundit një turist dhe të thotë hajt se po shkoj të vizitoj Muzeun e Tiranës.

Pra duke marrë parasysh këtë fakt se organizohet në kohë dhe hapësirë, kjo e penalizon në radhë të parë agjencinë turistike dhe ajo që është më kryesorja më bën përshtypje mua më shumë është fakti se ky restaurim vjen sikur çdo gjë tjetër e kemi të kompletuar dhe mbeten veten muzetë për restaurim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy