
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, i publikuar në tetor 2025, evidenton një sërë mangësish serioze në fushatën dhe administrimin zgjedhor në Shqipëri.
Megjithatë, sipas analistit Ergus Mërtiri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, raporti mbetet i paplotë, pasi nuk reflekton qartë lidhjet midis politikës dhe botës së krimit të organizuar, që sipas tij janë thelbësore për të kuptuar realitetin e zgjedhjeve në vend.
Raporti thotë se ka probleme, por në fund i njeh zgjedhjet. Ai ofron rekomandime teknike, por mungon dimensioni politik që lidhet me ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor.
OSBE/ODIHR ka shmangur të trajtojë me peshën e duhur fenomenet që ndikojnë drejtpërdrejt rezultatin final të zgjedhjeve.
Në raport mungon ajo që duhej pasqyruar si duhet, lidhjet e politikës me krimin e organizuar dhe impakti që ka blerja e votës në devijimin përfundimtar të rezultatit.



