Pas trazirave në Veri të Kosovës Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, anuloi udhëtimin e tij në Bratislavë, ku duhej të merrte pjesë në një forum sigurie.
Vuçiç tha se për të është me e rëndësishme që në këto momente të qëndrojë me popullin serb.
Përmes një video-mesazhi në Instagram ai shprehet:
Të dashur qytetarë, dje ishte një ditë e vështirë për mbarë popullin serb, jam i bindur se do të kemi sukses të luftojmë për lirinë dhe mbijetesën e popullit tonë dhe sigurinë e popullit tonë në Veri të Kosovës dhe Metohisë. Ka vetëm një kushti për këtë, aq i vogël sa nuk mund të besoj se përfaqësuesit e QUINT-it dhe shtetet e mëdha Perëndimore nuk mund ta përmbushin, që është tërheqja e forcave speciale policore të Prishtinës nga veriu i Republikës së Kosovës dhe të tjera, të cilat është largimi i kryebashkiakëve falsë që nuk përfaqësojnë askënd.
Sa për ne, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për paqen dhe ta ruajmë atë paqe. Si në marrëdhëniet me KFOR-in, ashtu edhe në marrëdhëniet me gjithë të tjerët. Gjithashtu, anulova udhëtimin tim në Bratislavë dhe qëndrimin tim dyditor në kryeqytetin e Sllovakisë, sepse për mua është më e rëndësishme të jem me njerëzit e mi dhe sot do të vizitoj ushtarët tanë, heronjtë tanë”.



