Me avion sportiv, shqiptarët gjejnë një tjetër rrugë drejt Anglisë, 11 të ndaluar (VIDEO)

Me avion sportiv, shqiptarët gjejnë një tjetër rrugë drejt Anglisë, 11 të ndaluar (VIDEO)

Policia holandeze zbuloi të parin rast të trafikut njerëzor me avionë sportivë dhe të trafikuarit ishin shqiptarë. Nga mediat holandeze mësohet se Policia Ushtarake Mbretërore ditën e enjte arriti të parandalojë një rast trafikimi njerëzor, duke ndaluar 11 shqiptarë në moshë të rritur dhe 3 fëmijë të vegjëlm, të cilët ishin nisur nga Belgjika dhe duke kaluar nëpër Holandë, do të mbërrinin në Britaninë e Madhe. 

Nëntë të dyshuar të moshave nga 29 deri në 62 vjeç, janë arrestuar dhe u morën në pyetje. Pesë nga shqiptarët janë nga 20 deri në 27 vjeç. Ndërkaq, janë ndaluar edhe 2 pilotët anglezë të avionit sportiv. Gjatë kërkimeve në një dhomë hoteli dhe në dy shtëpi në Amsterdam, natën e së enjtes, u kapën edhe 4 të tjerë, ndërsa vetëm pas orës 22.00 u kap edhe “truri” i këtij rrjeti, identiteti i të cilit nuk specifikohet. Në hotel u gjetën 1 mijë euro, ndërsa në dy shtëpitë u sekuestruan mbi 10 mijë euro të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy