
Mirditori Elvis Tusha, menaxher IT, i cili jeton e punon në Itali, ka alarmuar të gjithë së fundmi me një video përfshirë edhe kryeministren e Italisë.
Ai publikoi përmes platformës së Inteligjencës Artificiale, një video të ish -bashkëshortit Andreas, teksa askush nuk e kuptoj që ishte ‘fake’.
Videon e kam bërë me Inteligjence Artificiale, ishte një eksperiment, këtë javë jam ndër të vetmit them ne botë që e kam bërë këtë.
E kam bërë thjeshtë duke shfrytëzuar lajmin që bëri bujë për ndarjen e saj, dhe meqenëse ishte lajm numër 1, thjesht e kam shfrytëzuar si lajm.
Kam pritur 2-3 ditë dhe nuk dija a ta publikoja, kur e bëra, lajmi mori dhënë. E kam pasur gjatë tërë kohës telefonin e nxehtë, nga telefonatat dhe mesazhet që me vinin.
Kam marrë edhe kërcënime.
Për këtë ai ka marre telefonata dhe mesazhe pafund, përfshirë edhe vet zyrën e kryeministres Meloni.
Më kanë marrë edhe nga Zyra e Melonit, dhe më kanë ftuar ta shpjegoj si është bërë, ngaqë duhet përdorur edhe faqen zyrtare të tyre.
Me kanë thënë të bëj pak kujdes se nuk është muhabet i thjeshtë dhe unë u kam thënë që nuk ka rrezik si bëhet.
Unë jam krenar që jam shqiptar me këtë teknologji deri tani në Evropë nuk e ka arrit kush.
Kam edhe video të politikanëve të tjerë, unë përmes tyre nuk kam kërkuar të bëhem i famshëm



