Konkurrimi me asistentët virtualë më të përdorur nga njerëzit.
Është ky objektivi i OpenAI i cili ka lançuar një veçori të re për ChatGpt.
Bëhet fjalë për “Tasks” i cili e shndërron chatbot-in në një "sekretar virtual" të vërtetë.
Operacione që tashmë janë të mundshme për disa kohë me Siri në iPhone, por edhe Amazon Alexa dhe Google Assistant.
Task, aktualisht në një version eksperimental, është i disponueshëm për abonentët e ChatGpt Plus, Team ose Pro.
Opsioni i mundëson përdorueseve të njoftohen për ditëlindje ose takimet e rëndësishme apo të marrin njoftime në çdo platformë.
Por jo vetëm kaq, përdoruesit mund të marrin një përmbledhje ditore të lajmeve më të fundit, një raport për motin etj.



