Çipi: E majta tradicionale mbronte vegjëlinë, sot mbron LGBTQI-në dhe çështjet e klimës!

Çipi: E majta tradicionale mbronte vegjëlinë, sot mbron LGBTQI-në dhe çështjet e klimës!

Regjisori Kastriot Çipi deklaroi në emisionin “Arnatuistan” në MCN TV se majta e sotme ka degjeneruar, dhe nuk mbron më vegjëlinë por axhenda globaliste si LGBTQI, apo çështjet klimatike.

Çipi tha ndër të tjera se është kundër përzierjes së racave, që sipas tij është qëllimi i elitave globale.  

Besoj se jam konservator sa i përket familjes, që dua të mbështetet dhe të ruhet nga çdo kërcënim. Respektoj trashëgiminë, dua të ruaj identitetin e kombit tim. Shqiptarët s’bëhen dot të pasur brenda ditës, por krenarë duhet të jenë. Duhet të mendojnë më shumë për Shqipërinë sepse nuk rregullojnë dot as veten e tyre, pa rregulluar Shqipërinë. Dua që shqiptarët të ruajnë përveç familjes të ruajnë identitetin kombëtar. Nuk dua që ky vend të mos banohet më nga shqiptarët. Supozojmë se nesër Europa na pranon nesër në BE, u punësuam të tërë, me rroga të mira europiane, nuk dua që ky vend të mos banohet më nga shqiptarët. Unë e përfytyroj Europë të kombeve. Nuk jam për përzierjen e racave dhe krijimin e një race të re. Ky është qëllimi i elitës globale. Politikanët s’janë të trashë, janë të paguar. Ka konformistë. Politikanët duan ta mbajnë mirë me ambasadorin e radhës, nuk mbajnë deklarata që e dinë që do jenë të papëlqyeshme nga Yuri Kim. Në Shqipëri s’i s’ka asnjë parti që s’do ta votonte Ursula Von der Leyen, që del jashtë spektrit. Ka 30 vjet që PE dominohet nga koalicioni i qendrës së majtë dhe qendrës së djathtë. Ku ndryshon në Gjermani SPD me CDU, apo e djathta me të majtën në Itali, para se të vinte Salvini.

Politikanët e majtë janë internacionalistë. Ky është degjenerimi i të majtës sot. E majta tradicionale ka qenë e majta e vegjëlisë. Sot e majta thotë LGBTQI, alarmi i klimës, kanë shpikur edhe terma dezinformacion edhe misinformacion. Të gjitha partitë e majta i ke pro censurës”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy