Pacolli: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

Pacolli: Ndërkombëtarët të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës

Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës Kosova e Re, thotë se ndërkombëtarët duhet të detyrojnë Serbinë të mbajë përgjegjësi për krimet e luftës, pasi në të kundërt rrezikohet një rishikim i historisë së Kosovës. Këto deklarata vijnë pas dokumentave të publikuara së fundmi për aktivistin Ukshin Hoti, që përkundër asaj që dihej, tani rezulton i vrarë nga serbët.

Sipas Pacollit pandëshkueshmëria e Serbisë duhet të përfundojë.

“Dokumentet e publikuara nga RTK për fatin e Prof. Ukshin Hotit janë të tmerrshme dhe tregojnë një krim të orkestruar nga Beogradi. Prokuroria e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrin veprime dhe të sjellin para drejtësisë autorët e krimit të kryer kundër Ukshin Hotit dhe mijëra krimeve të tjera. Mos-ndëshkueshmeria ndaj Serbisë duhet të përfundojë por edhe sistemi jonë i drejtësisë duhet të dalë nga gjumi dimëror për të sjellë para drejtësisë kriminelët e luftës.

Para një viti ne i sollëm mijëra faqe dëshmi dhe prova për krimet serbe, Prokurorisë speciale, dhe shpresojmë që çdo faqe të merret në konsideratë.

Nga ana tjetër Bashkësia ndërkombëtare duhet ta detyrojë Beogradin të ndërmarrë veprime dhe të merret me të kaluarën, përndryshe rrezikojmë një rishkrim të historisë së Kosovës,”- ka shkruar Pacolli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy