Vlora prej 4 ditësh pa ujë/ Ujësjellësi: Mos e pini ujin që merrni nga autobotët

Vlora prej 4 ditësh pa ujë/ Ujësjellësi: Mos e pini ujin që merrni nga autobotët

Ujësjellësi Vlorë u ka bërë me dije qytetarëve që të mos e pijnë ujin që po marrin nga autobotët. Njoftimi vjen ndërkohë që Vlora ka hyrë në ditën e katërt ku mungon uji i pijshëm për shkak të një defekti në rrjet. 

 

Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t'a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral”.

 

Më herët, paraditen e sotme qytetarët e Vlorës protestuan para bashkisë, duke tentuar të hyjnë brenda institucionit. Po ashtu ata bllokuan në shenjë revolte një nga rrugët kryesore të qytetit. 

 

Kryebashkiakja Brunilda Mersini refuzoi të takohet me banorët, ndërkohë që sipas saj sot do të vijnë nga Turqia pjesët e nevojshme për riparimin. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy