A është disiplinimi fizik mënyra e duhur për t’i edukuar fëmijët?

A është disiplinimi fizik mënyra e duhur për t’i edukuar fëmijët?

Prej vitesh, debati për disiplinimin e fëmijëve qëndron i hapur. A është një shpullë efektive për të nxjerrë një mësim. Në SHBA, ajo që njihet si disiplinimi fizik mbështetet nga disa dhe kundërshtohet nga të tjerë. Disa prindër e shohin si të dëmshëm për zhvillimin e fëmijëve goditjen me shpullë (spank), ndërsa të tjerë besojnë se kjo është një nga mënyrat për të mësuar respektin.

Të qëllosh fëmijën me shpullë në të pasme, një veprim që shihet si disiplinë në disa vende, në të tjera mund t’i çojë prindërit në burg. Sipas një raporti të UNICEF-it, rreth 300 milionë fëmijë të moshës 2-4 ndëshkohen në këtë mënyrë nga prindërit apo kujdestarët.

Ky lloj disiplinimi përfshin shpullën, kapjen nga krahu apo të qëlluarit e duarve apo pjesëve të tjera të trupit me një mjet, thotë Claudia Cappa, specialiste e UNICEF-it dhe autore e studimit.

Sipas saj, shpesh prindërit përdorin forma të kombinuara të këtyre ndëshkimeve, që përfshijnë edhe të bërtiturën.

Gjashtëdhjetë vende e kanë të ndaluar me lidh ndëshkimin fizik të fëmijëve nga prindërit apo kujdestarët, sipas vëzhgimit të kryer nga UNICEF. Në shkallë globale, 1.1 miliardë kujdestarë e konsiderojnë ndëshkimin fizik si të nevojshëm për rritjen dhe edukimin e një fëmije.

Shqipëria renditet në listën e vendeve që e ndalojnë këtë mënyrë ndëshkimi, krah Andorrës, Argjentinës, Austrisë, Bolivisë, Brazilit, Bullgarisë, Finlandës, Gjermanisë, Greqisë, Hungarisë, Islandës, Irlandës, Izraelit, Lituanisë, Luksemburgut, Maltës, Malit të Zi, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Polonisë, Portugalisë etj.  

Por në SHBA, ky lloj ndëshkimi është i ligjshëm nëse ndodh në shtëpi. Të gjitha shtetet e njohin atë si një mënyrë disiplinimi. Ligjet kundër dhunës dhe abuzimit nuk e dënojnë këtë formë disiplinimi.

Në vitin 1979, Suedia u bë vendi i parë që e ndaloi këtë lloj ndëshkimi me ligj. Shumë vende të tjera e ndoqën pas në vitet që vijuan.

Një studim i kryer në 6 vende europiane konkludoi se mundësitë që këto lloj ndëshkimesh të ndodhin janë 1.7 herë më të larta në vendet ku ato lejohen.

Megjithatë, jo të gjithë ekspertët bien dakord me faktin se duhet të jetë ligji ai që u dikton prindërve nëse duhet t’i ndëshkojnë fëmijët e tyre.

Shumë prej tyre mendojnë se disiplinimi fizik lidhet me një rrezik të shuar që fëmija të shfaqë më vonë probleme si agresivitet apo probleme mendore dhe fizike. Ata thonë se një ndëshkim i tillë thyen lidhjen emocionale mes prindit/kujdestarit dhe fëmijës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy