“Hetim për Putinin, por jo për Izraelin”/ Rusia: SHBA-të po tregohen hipokrite

“Hetim për Putinin, por jo për Izraelin”/ Rusia: SHBA-të po tregohen hipokrite

Rusia thotë se SHBA-të po tregohen hipokrite duke kundërshtuar hetimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Izraelit, por duke mbështetur urdhërarrestin e saj për presidentin Vladimir Putin.

ICC, gjykata e cila mund të akuzojë individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, po heton sulmin e Hamasit dhe sulmin shkatërrues ushtarak të Izraelit në Gaza, tashmë në muajin e shtatë.

“Uashingtoni mbështeti plotësisht, nëse jo stimuluar, lëshimin e urdhrave të ICC kundër udhëheqjes ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova në një postim në Telegram.

Por “sistemi politik amerikan nuk e njeh legjitimitetin e kësaj strukture në raport me veten dhe satelitët e saj”, tha Zakharova, duke shtuar se një qëndrim i tillë është intelektualisht “absurd”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se SHBA nuk e mbështet hetimin e ICC-së për Izraelin pasi nuk ka juridiksion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy