Bici: Rama kërkon bashkëpunim me Bashën për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve (VIDEO)

Bici: Rama kërkon bashkëpunim me Bashën për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve (VIDEO)

Kërkesën për bashkëpunim të kryeministrit Edi Rama me kreun e opozitës Lulzim Basha, kandidatja për deputete e PS, Dallëndyshe Bici e ka cilësuar si kërkesë në të mirë të Shqipërisë dhe Shqiptarëve. E ftuar në edicionin e lajmeve të MCN TV, Bici gjithashtu u shpreh se PS synon minimalisht 12 mandate, ndërkohë që shtoi se rezultati do të jetë surprizues për mirë në favor të PS.

Intervista e Bicit për MCN TV:

Zonja Bici, kryeministri Rama është shprehur gatshëm për bashkëpunim të gjërë me kryeopozitarin Lulzim Basha, nëse ky i fundit ndahet nga ish-kryeministri Berisha dhe presidenti Meta. A është kjo një ftese e hapur për koalicion paszgjedhor?

Bici: Unë isha pjesë e aktivitetit me kryeministrin dhe nuk e shoh kaq të kumbueshme kërkesën për bashkëpunim me Bashën. Këtë ai e bën për të mirën e qytetarëve. Pas 25 prillit PS do bëjë histori dhe nuk besoj se do të kemi nevojë për asnjë lloj bashkëpunimi. Nuk është hera e parë që Rama kërkon bashkëpunim për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Një prej temave më të diskutuara në këtë fushatë është pastërtia e figurave që partitë kandidojnë. Ka një ligj dekriminalizimi që filtron kandidatët me probleme me ligjin por kjo nuk mjafton. Ju do ishit për një veting të kandidatëve të ngjashëm me atë që po ndodh në sistemin e drejtësisë?

Bici: Përpara se kandidatët të ishin pjesë e listës së PS kanë kaluar të gjitha hapat, ligjet dhe të gjithë janë të pastër në bazë të ligjit. Për pjesën tjetër nuk më takon mua të flas.

Kjo është një fushatë e pazakontë për shkak edhe të pandemisë, por duke qenë se asnjëherë nuk është bërë një transparencë e plotë për fondet që përdoren, unë dua t’ju pyes në mënyrë të drejtpërdrejtë sa para po shpenzoni në këtë fushatë.

Bici: Kjo është një fushatë e pazakontë dhe ndryshe nga gjithë të tjerat por është një fushatë shumë më e mirë sepse jemi sy më sy me njerëzit. Për sa i përket shpenzimeve, secili nga kandidatët ka llogarinë e tij të paracaktuar lidhur me shpenzimet.

A e shikoni kandidimin tuaj si një mënyrë për të kthyer ne komunitet atë çka qeverisja ju mundësoi këto 4 vite?

Bici: Kandidimin e shikoj si vlerësim dhe përgjegjshmëri për veten time. E shikoj si mundësi si për veten edhe për komunitetin. Dua të jem jo e rëndësishme, por e dobishme.

Cilat janë objektivat e Partisë Socialiste ne Tiranë, sa mandate pretendoni?

Bici: Dyshemeja është 12, por duke parë punën e të gjithë skuadrës që po punon, rezultati do të jetë surprizues për mirë në favor të PS.

Deklarata e Metës ditën e sotme, si e komentoni?

Bici: Nuk është e hijshme të komentoj fjalët e tij. Ka institucione që merren me pretendimet e tij.

Cili institucion do të merret me rrjedhjen e informacioneve?

Bici: PS është në mbështetje të institucioneve që të dalë në dritë e vërteta.

Është PS ajo që akuzohet?

Bici: Ne kemi listat tona që prej 2008-ës të cilat pasurohen dhe përditësohen në sistemin tonë exel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy