Baze: Rama dhe qeveria u ka ndarë përfitime financiare njerëzve pranë Berishës. Atyre u duhet se rrinë më gjatë në pushtet!

Baze: Rama dhe qeveria u ka ndarë përfitime financiare njerëzve pranë Berishës. Atyre u duhet se rrinë më gjatë në pushtet!

Gazetari Mero Baze i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli mes tjerash edhe për mekanizmin që përdor kryeministri Edi Rama, për të korruptuar kundërshtarin në mënyrë që të sigurojë jetëgjatësi politike, duke patur gjithmonë përballë Sali Berishën, i cili nuk vjen dot në pushtet. Sipas Bazes, Rama dhe qeveria u ka “ndarë” përfitime të mëdha financiare, përfshirë edhe një resort dhe një kullë 64 kate në Tiranë, njerëzve pranë Berishës dhe të birit të tij Shkëlzenit, në mënyrë që ata të jenë të kënaqur, të vazhdojnë qëndrimin në opozitë dhe kështu të sigurojnë qëndrimin e përhershëm të Ramës në pushtet. “Problemi që kam unë dhe që e kam me Edi Ramën dhe qeverinë e socialistëve, të cilët ashtu siç janë, me të mirat dhe të këqijat e tyre, kanë një të metë themelorë, që shoqëritë si këto tonat, që duhet të ringrihen patjetër në luftën kundër korrupsionit nuk duhet ta kenë, këta janë njerëz që e dinë që Berisha është hajdut familjarisht. E dinë që të birin e tij, mund ta arrestosh për pesë ditë, t’ja gjesh letrat, e dinë që dhëndri i tij ka privatizuar parkun, e dinë që Shkëlzeni ndërton në të gjithë Tiranën, nga Lalzi në Tiranë dhe e lejojnë, sepse kanë këtë parimin që shiko se ky na duhet të jetë në lojë, sepse na bën punë. Duke qenë ky në lojë, le të bëjë ca lekë, duke bërë ca lek ky ndihet i rëndësishëm, duke u ndjerë i rëndësishëm ky nuk ikën nga politika dhe duke mos ikur ai nga politika ne rrimë në pushtet. Kanë bërë një llogari regresive, duket pak si konspiracion por është e vërtetë. Nuk mund të them dot që Edi Rama nuk e di që Shkëlzen Berisha është ortak tek ai resorti që ka dhënë ky si investitor strategjik në Lëlz… Nuk besoj dot që Edi Rama nuk e di që ai që ka marrë kullën 64 katëshe (në Tiranë), është i punësuar i Shkëlzenit… Okej nuk e ka emrin por e dimë se si funksionojnë, mund ti bësh nja dy provokime të vogla dhe ata të tregojnë vetë se kush janë dhe si funksionojnë. Dhe këta e dinë, por thonë le të bëjnë ndonjë lek. Ndaj them që beteja ime me Berishën nuk është obsesionale, unë nuk kam obsesion ndaj Berishës por nuk e duroj dot këtë situatë që këta bëjnë sikur Berisha ka ikur dhe ti tani pse lodhesh. Berisha jo vetëm që nuk ka ikur, por të gjithë këta të tjerët që më thonë mua që ke obsesion, luftojnë që Berisha të rrijë. Ky është problemi. E mbajnë me idenë, na duhet ky, le të rrijë sepse ky nuk fiton më, është shkatërruesi i krahut të vet, mban një grusht idiotësh. Atyre u duhet, por është një gjë regresive për shoqërinë, sepse duhet ta lësh garën të hapur dhe duhet ti japësh shansin shoqërisë që të dalin elementë opozitarë, që të jenë avant-garde. Unë e di që Edi Rama është më i zoti në këtë vend, por më i zoti akoma do të jetë nëse lejon që përballë tij të dalë një i zoti, por ai e ka bërë lojën që përballë Edi Ramës të jetë Saliu dhe tani Saliu e ka aset kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy