Degët e bujqësorit më pak të preferuara/ Kapaj: Trend i rënies, në nivel evropian, kërkohet organizim më i mirë i kuotave të regjistrimit (VIDEO)

Degët e bujqësorit më pak të preferuara/ Kapaj: Trend i rënies, në nivel evropian, kërkohet organizim më i mirë i kuotave të regjistrimit (VIDEO)

Degët në Univeristetit Bujqësor kanë qenë më pak të kërkuara për regjistrim nga ana e studentëve.

Në një komunikim me skype me edicionin e lajmeve në MCN tv, zëvendësrekori i Univeristetit Bujqësor Ilir Kapaj, thotë se numri i studentëve të interesuar nuk është gjithaq për tu shqetësuar, krahasuar me vitin e kaluar.

Nuk është shumë sinjikativ si numër në rënie, për ata që do ndjekin sistemin bachelor, në këtë universitet, nuk është si numër për tu shqetësuar, tashme jemi në fund të fazës së dytë të aplikimeve, trendi i regjistrimeve është pak a shumë i njëjtë si vitin e kaluar, ndoshta te diku 30-40 studentë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ne UBT funksionojë 5 fakultete, ne kërkuam këtë vit një numër më të ulët të kuotave në krahasim me vitin e  kaluar dhe numri i aplikantëve varësisht nga këto kuota është relativisht i mirë, nuk kemi ndryshime ne kriteret e përzgjedhjes së studentëve, pra nuk besoj qe efekti i kritereve do të dihet në fakt

Disa programe të mësuesisë, inxhinierisë, shkencave të bujqësisë dhe mjedisit prej vitesh kanë rënie të interesit të studentëve për t’ i zgjedhur, porse nga ana tjetër sipas Ministrisë së Arsimit, këto janë të kërkuara nga tregu i punës.

Kapaj thotë se studentët me mesatare mbi 8.5 janë të përjashtuar nga tarifat e studimit dhe marrin një pagesë të kënaqshme mujore.

Kemi një rënie të lehtë të regjistrimit të studentëve në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit, por në përfundim të të gjitah fazave të regjistrimit edhe këtu do te kemi studentë në të gjitha programet.

Janë 1725 studentë që presim të regjistrojmë në këtë vit akademik por dua të theksoj faktin se VKM ka përcaktuar programet prioritete bachelor, programe këto, të cilat parashikojnë studentët të cilët do të regjistrohen në këto programe studimi, me mesatare 8. 5 e sipër, do të marrin një mbështetje financiare mujore prej 33 mijë lek të reja, dhe do të përjashtohen nga tarifat e studimit, marrë shkas që t’ju bëj thirrje studentëve që kanë aplikuar në programet tona të studimit por edhe prindërve ti regjistrojnë në këto programe studimi sepse iniciativa financiare është me rendësi dhe e dyta se një pjesë e mirë e këtyre programeve janë shpallur programe prioritare nga ana e qeverisë, janë programe qe nxjerrin specialistë dhe janë të kërkuar për tregun e punës, e kam fjalën për agronomet, inxhinierët e pyjeve, ata që mbarojnë për agrikulturë dhe biologji marine, pastaj për teknologji agroushqimore, vreshtari dhe në mjekësi veterinare.

Rënien e trendit të regjistrimit në programet e bujqësisë, z.Kapaj, nuk e cilëson si problem vetëm në vend, por edhe më gjerë.

Doja të theksoja se trendi rënës nuk është vetëm në Shqipëri, është edhe rajonal, por edhe më gjerë, vihet re në 4-5 vitet e fundit, një rënie e numrit të studentëve që studiojnë në programet e fushës së bujqësisë, në fakt mendoj që ka ardhur koha që edhe ne si universitet bujqësor, të shohim në termat e kuotave që kërkojmë të regjistrohen këto programe studimi dhe për të pasur një organizim më të mirë të programeve të studimit e kam fjalën këtu për raportin bachelor dhe master.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy