Primaret në PD/ Kalemaj: Nismë pozitive, por djalli fshihet në detaje! Ka zëra për fitues të paracaktuar (VIDEO)

Primaret në PD/ Kalemaj: Nismë pozitive, por djalli fshihet në detaje! Ka zëra për fitues të paracaktuar (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV procesin e primareve të zhvilluar sot brenda PD-së.

Kalemaj tha se nisma është pozitive sa i takon demokracisë së një partie, por thekson se djalli fshihet në detaje, dhe ka probleme në realizimin praktik të saj.

Si ushtrim demokratik, çdo gjë që garanton pjesëmarrje më të lartë, një filtër, është i mirëpritur. Qoftë primare, lista të hapura, janë të mirëpritura në një vakum demokratik që ka Shqipëria. Kemi vuajtur nga defiçiti demokratik që vjen nga partitë. Pozitive është si nisëm, por djalli fshihet në detaje! Kur vjen puna në realizimin praktik shohim që ka shumë probleme. Ajo që është më shqetësuese është që një pjesë e mirë e tyre ndihen të zhgënjyer me faktin që sipas tyre është paracaktuar fituesi. Në Tiranë është përfolur për Këlliçin. Zërat që vijnë nga anëtarësia thonë që do fitojë me epërsi të thellë ndaj Alimehmetin. Këto nuk lënë shije të mirë te publiku. Në Kamëz ishte tërhequr një nga kandidatët, disa qytete kishte pak pjesëmarrje, Berati më tërhoqi vëmendjen, Gjirokastra. Shumë kandidatë kanë thënë që janë hartuar në mënyrë të njëanshme listat. Shpresojmë që këto zëra s’do jenë deri në fund të konfirmuar nga ky proces, përndryshe do njollosnin procesin.

Kalemaj thekson që PD-së nuk i mjafton mbështetja e 44 mijë anëtarëve militantë, por duhet të fitojë pjesën gri përmes figurave me integritet dhe që janë alternative me kundërshtarin.

Berisha është i qartë në aksionin e tij politik. Është një aksion politik racional, ku janë kalkukuar benefitet dhe kostot. Fakti që Berisha po luan kartat e tij në mënyrën më të mirë të mundshme nuk garanton qoftë vizibilitetin apo forcën politike, se do të merret shumica e bashkive në zgjedhjet që do të vijnë. Nëse s’do konkretizohen premtimet, do ketë një zhgënjim. Ajo pjesë që është mbështetëse e grupit që kontrollon sot PD janë 44 mijë. Por këta nuk të sjellin kurrë në pushtet, duhen 500 mijë të tjerët që të sjellin në pushtet. Duhen njerëz të rinj, xhaketa të reja, të pa përfolur, që kanë karakter, integritet, që mund të jenë alternativë ndaj qeverisë aktuale dhe të votohen. Nëse do jenë mediokër, ata që kanë qenë, njerëzit minimalisht s’do shkojnë për të votuar. Nëse thuhet se do jetë filan kandidat, tregon që ka një vullnet për ta shtyrë këtë kandidat. Që nga transporti te numërimi shumëçka mund të ndodhë. Mund të mos jetë kjo se është forma më vulgare e mundshme, por ka forma të tjera të sofistikuara, përgatit lista, përjashton ata që do dhe inkorporon ata që do. Ka forma me telefonata dhe mesazhe që mesazhi i liderit është që të mbështesim x apo y kandidat. Dihet roli që ka Noka apo Vokshi, duke u konsultuar me liderin gjithmonë”.

Sipas Kalemajt Veliaj është kandidati më i fortë i mazhorancës, për shkak të klientelës, mbështetjes nga qeveria qendrore, “salamandrës elektorale” dhe rolit të patronazhistëve. Politologu thekon se do të ishte sukses nëse PD merr Elbasanin, Durrësin, dhe nëse në total ia del të fitojë 25 bashki të vendit.

Perceptimi i përgjithshëm publik është, që nëse z.Këlliçi ka mbështetje më të madhe te pjesa e anëtarësisë, te këta 44 mijë, ndërkohë që ai që perceptohet më i pëlqyeshëm nga pjesa gri është Alimehmeti. Në këtë sens ka një lloj mospërputhje mes dëshirës së anëtarësisë dhe militantëve me pjesën gri. Por nëse të gjithë bashkohen te kandidati fitues ai do ishte lajmi më i mirë i mundshëm, ndryshe do ta kishin të pamundur që në nisje. Veliaj është kandidati më i fortë i mundshëm nga ana e mazhorancës. Klientela është deçizive. Së dyti për shkak të mbështetjes së qeverisë qendrore. Së treti nga salamandra elektorale që i jep një avantazh me 52 për qind që në start z. Veliaj, për të mos thënë më pas pjesën e patronazhistëve. Shoh shumë më të mundshme fitoren në Elbasan dhe Durrës. Në Elbasan mazhoranca ka 16 vjet në pushtet, ka një lodhje, Boçi gëzon mbështetje edhe nga pjesa gri. Në Durrës z.Cara është një element përbashkues dhe ka lodhje nga qeverisja e z.Dako. Në Tiranë duhet një superkandidat, të mbështetet nga kandidatët e tjerë, partia, pjesa e Shtabit që do ndërkohë komunikimin publik. Mendoj që sukses i PD, aleatëve të saj, nëse opozita fiton 25 bashki është e fituar, nëse fiton më shumë se aq është super e fituar. Arsyeja është e thjeshtë, në Jug që favorizohet mazhoranca ka numër të shtuar të bashkive.  Nëse fitohet Shkodra, Elbasani, Durrësi, do ishte në rrugë të mbarë për të rikuperuar tokë të humbur. Ka gjasa të marri edhe bashkinë e Dibrës. Tropojë Kukës, i marrim të mirëqena që i merr. Në Jug vështirë do ta ketë në Fier, Vlorë, Lushnjë, Sarandë, janë bastione, por edhe për shkak të kandidatëve të dobët të PD. Korça do ishte interesante të fitohej nga ana e opozitës”.

Lidhur me grupimin e Alibeajt, ai shprehet:

Nuk janë kandidatë të votuar, janë thjesht kryetarët e degëve që po kandidohen. Do jetë interesante çfarë roli do luajnë këta nëse dalin si kandidatë rivalë. Mendoj që këta mund të prishin jashtëzakonisht punë, aq më tepër nëse sigla qëndron në atë anë. Si mund të mendosh që s’të prish punë Agron Kapllanaj?! Mendoj që duhet ta kishin gjetur gjuhën me kohë”.

Sa i takon protestës së 6 dhjetorit, ai thotë:

Më duket i ekzagjeruar edhe shtet-rrethimi i qeverisë. Është e gabuar dita e zgjedhur nga opozita, pavarësisht kalkulimeve, pavarësisht shahut politik. Do krijohet një përplasje aty, do s’do. Kemi 48 orë deri në zhvillimin e aktivitetit kështu që besoj të arrihet shmangia e përplasjes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy