Bilardo në MCN/ “Ringjalli” Enver Hoxhën, njihuni kur ndodhi dhe personi që e bëri

Bilardo në MCN/ “Ringjalli” Enver Hoxhën, njihuni kur ndodhi dhe personi që e bëri

Aktori Neritan Liçaj tregoi në emisionin “Bilardo” në Mcn Tv se i është dashur të merret dy vjet për të luajtur rolin e diktatorit Enver Hoxha.

Unë kam luajtur rolin e Enver Hoxhës dhe jam marrë mirë nja dy vjet me të. Hoxha i theu shtyllën kurrizore kombit. Shqipëria para Hoxhës ishte më e varfër, më e pazhvilluar, por ishte më kompakte si komb të paktën. Kurse ai e përçau”.

I pyetur nga moderatori Dyrnjaja: "Si është të ndihesh si diktatori? Ndiheshe bosh brenda vetes? Se sido që ta interpretosh, thua 'ky Enver Hoxha ka qenë aq i tmerrshëm sa nuk e bëj dot aq origjinal' ”,

Liçaj i përgjigjet:

Patjetër. Ti nuk e bën dot figurën 100 për qind, sepse s’je ai. Janë mite. Sepse edhe miti i keq mit është. Edhe Hitleri, Stalini janë mite, edhe Enveri. Nuk janë figura të largëta historike. Ne nuk kemi filluar ta studiojmë akoma, Hoxhizmin, jo vetëm Enverin, çfarë ishte, si shkuam, çfarë deformoi. Duhet një studim historik, politik, deri edhe antropologjik”.

Liçaj tha se Zogu krijoi një klasë intelektualësh perëndimorë në Shqipëri, ndërsa Hoxha i ekzekutoi intelektualët.

Zogu krijoi një klasë intelektualësh perëndimorë, i çoi të studionin në Vjenë me bursë. Edhe Hoxhën vetë e ka çuar Zogu me bursë. Hoxha erdhi, ekzekutoi të gjithë intelektualët. E dyta i duhej të krijonte njeriun e ri komunist. I duheshin disa intelektualë të tipit Lindor. Unë nuk mund të them që s’ishin burra të formuar, por ishin me mendësinë e Lindjes. Edhe intelektualët e ri me ndërrimin e sistemit, nuk dinin asgjë nga demokracia. Doktor Berisha, Gramoz Pashko, të gjithë këta. Nuk dinin asgjë nga demokracia, sepse demokracia jetohet. Unë e kam kuptuar demokracinë kur isha emigrant në Itali”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy