Çollaku: Thirrja e Berishës për revolucion, dëshpërim! Mungesë besimi dhe shprese (VIDEO)

Çollaku: Thirrja e Berishës për revolucion, dëshpërim! Mungesë besimi dhe shprese (VIDEO)

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, flet lidhur me kërkesën drejtuar prej tij Autoritetit për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, për t’iu vënë në dispozicion lista e plotë e deputetëve nga marsi 1991-2023, të cilët mund të ketë qenë bashkëpunëtorë apo pjesë e Sigurimit.

Ndër të tjera ai ndalet edhe në mënyrën se si dy pjesët e PD do të shkojnë në zgjedhje, ku deri më tani duket se do të jenë të ndarë.

Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se depozitoi zyrtarisht kërkesën në protokollin e Kryesisë së Kuvendit, që të njoftohet institucioni i Dosjeve për kërkesën që tha se ia lejon statusi i deputetit dhe ndryshimet ligjore që i votoi grupi i PD.

Kërkesa ime është që nga marsi 1991 dhe deri sot të më vihet në dispozicion lista e plotë e deputetëve nëse kanë qenë ose jo bashkëpunëtor të Sigurimit për hapjen e dosjeve.

Gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë një retorikë që përmendej dhe përdorej herë pas here. Qarkullonin fjalë apo thashetheme për dikë apo gjithkënd.

Asnjëherë njerëzit nuk panë kush ishin zgjatimet e Sigurimit në demokraci. Gjithmonë u përdorën në mënyrë të ndryshme. Asnjëherë nuk u bë gjyqi i ndërgjegjes.

E kam detyrim karshi moralit dhe persekucionit të shumë familjeve dhe qytetarëve. E vërteta duhet thënë. Ka ardhur dita që ndarja më e mirë me çdo sëmundje të së shkuarës, është gjyqi me ndërgjegjen.

Çfarë unë di por duhet të provoj është se segmentet e Sigurimit të Shtetit nuk i hoqën duart kurrë edhe nga pushteti pluralist.

Që u duk sikur u ekzekutua politikisht në ‘90-ën, ngeli po aq i fuqishëm, u kamuflua dhe ka kontrolluar jetën tonë politike, mediatike dhe kështu me radhë.

Segmente të Sigurimit të Shtetit do ishin një cenim edhe për sigurinë kombëtare të vendit tonë. Sigurimi i shtetit ka qenë në bashkëpunim me UDB dhe KGB ruse deri në ‘90-ën.

Drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve, deklaron edhe sot rreth 70 persona në administratën e lartë shtetërore mendohet se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Shumë lehtë këta njerëz mund të jenë të prekshëm, të cenueshëm dhe përdorshëm nga qëllime jo miqësore ndaj Shqipërisë.

Nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet lokale, unë e kam kërkuar që nga marsi 1991, për njerëz që mund të mos jenë fare në politikë aktive.

Çfarë garancie kemi që një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, me një të shkuar të lidhur me Sigurimin e Shtetit, ekziston dhe në Serbi dhe Moskë, se Sigurimi i Shtetit shkëmbente informacione me Rusinë dhe Serbinë deri në 1990-ën.

Imagjinoni që një njeri të jetë nën presionin e këtyre mekanizmave për ta përdorur sërish. Është detyrim ligjor që të na vihet në dispozicion.

E kam të drejtë këtë kërkesë dhe do t’i shkoj deri në fund që të kem emrat se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ne duhet të kuptojmë nëse media ka qenë e çliruar nga kthetrat e Sigurimit të Shtetit, se sa ka ndërhyrë në pluralizëm në jetën tonë ekonomike. Për të bërë një gjyq të ndërgjegjes.

Se për tu shkëputur nga e shkuara duhet të kuptojmë se deri ku shkojnë gjurmët e saj. Këto hije është koha që t’i largojmë.

Lidhur me mënyrën se si Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhjet lokale të 14 majit, deklaroi se në situatën ku ndodhet, duket se do të shkojnë të ndarë edhe pse shumë deputetë demokratë nuk e kanë dëshiruar dhe nxitën një proces bashkëpunimi.

Sipas tij, ideja ishte të mos shkonin me kandidatë të veçantë, por se kjo marrëveshje nuk u arrit.

Debati që ne kemi është legjitimiteti i statutit, ku kërkohet që të imponohet. Pavarësisht se mes Bardhit dhe Palokës dështoi marrëveshja për kandidatët lokale, në Mirditë u arrit në mënyrë lokale marrëveshja për të dalë me kandidat të përbashkët.

Marrëveshja është prishur me kërkesë të Rithemelimit nga Tirana, pasi kërkohet “njihni kandidatët” tanë. Aktualisht po përzgjedhim kandidatët dhe janë shumë më potencialë se këta të dalët nga primaret.

Potencialisht dhe cilësisht ka emra më potencial. Nuk përjashtohet as Tirana, me emra shumë cilësorë. Nëse do kishte vullnet do mund të gjendej një formulë në mos bashkëpunimi, mos dëmtimi.

Kandidatët e primareve duhet ta pranojnë këtë sigël. Për mua një kandidat që ka dalë nga primaret në rast se në bindjen time si deputet prodhon cilësi dhe ka simpatinë e strukturave tona, pse jo të mos e mbështesim.

Luçiano Boçi është një emër pozitiv me një marrëdhënie relativisht pozitive dhe me palën tjetër. Nëse një emër e gëzon mbështetjen e strukturave tona, nuk e kam problem që t’i mbështesë.

Ka shumë zona që kandidati jonë të jetë shumë më cilësorë. Thirrja e Berishës për revolucion është e dëshpëruar, më duket mungesë besimi dhe shprese.

Kemi shumë mundësi që ta fitojmë shumicën e njerëzve dhe ta rrëzojmë këtë regjim në mënyrë demokratike.

Ne duhet të shkojmë si alternativë drejt së ardhmes. Duke korrigjuar gjërat dhe duke folur me njerëzit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy