
Kreu i Shoqatës së fermerëve, Ervin Resuli në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me vendim për rritjen e nënprodukteve të qumështit, ku u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme këtë rritje sepse atëherë kjo përkthehet në vjedhje.
Ai tha se nuk ka asnjë matematikë që të justifikojë këtë rritje të cmimit dhe se kjo nuk është strategjia e duhur pasi në fund të ditës gjithçka bie në kurriz të konsumatorit.
Duke marrë në konsideratë situatën ku jemi dhe se kemi ulje të produkteve si gaz apo naftë nuk kishte arsye të rrisnim bulmetin me 38%. Rritja e bulmetit në këtë mënyrë është vjedhje e drejtpërdrejtë dhe reagimi im vjen si rrjedhojë e reagimit të tregut. Kjo është vërtet abuzive. Kur flas për industrinë e përpunimit të qumështit flas për baxho etj etj, por ka një reagim të tregut dhe është evidente fakti që qumështi i deles nuk ka nisur akoma spontanisht, pas marsit mblidhet qumështi i deles, si mund të niset që tani me rritjen, apo mendojnë të bëjnë biznes dhe të fitojmë para nja dy muaj para. Nuk e di se me çfarë matematike industria e justifikon rritjen e çmimit dhe rënien e konsumit, ato janë dy gjëra që s’kanë lidhje. Ajo që duhet të bëjnë është si ta ulin dhe të joshin konsumatorin, por rritja e çmimit të tregut me rreth 40%, ideja është si do kontrollohet importi. Nuk është strategjia rritja e çmimit të konsumatori, ju duhet të zhvisheni njëherë nga klientelizmi. Të gjithë këtë e vuan konsumatori.
Më tej ai shtoi se duke qenë se këta klientë të devotshëm të AZHBR dhe ministrisë së bujqësisë kanë dashur rritjen e cilësisë, por nga ana tjetër industria e ka grumbulluar qumështin me çmim minimal.
Industria e përpunimit të qumështit ka dashur t’ja marrë fermerit qumështin sa më lirë, me 30-60 lekë për litër, por kjo është vrastare duke marrë parasysh çmimet e produkteve që blegtorët sigurojnë për bagëtitë. Duke qenë drejtpërdrejt klientë të qeverisë sot arrijnë në një pikë që çdo gjë t’ja ngarkojnë konsumatorit dhe është normale që të kemi ulje të prodhimit të produkteve të vendit. Politika e industrisë së përpunimit të qumështit nuk është e drejtë, është e gabuar.
Resuli tha se industria e qumështit duhet të bëhet bashkë dhe duhet ta kërkojë zgjidhjen qeverisë dhe jo konsumatorit duke i rritur çmimet.
Ne si organizatë do përpiqemi të ushtrojmë presion mbi një sërë strukturash që kanë përgjegjësi direkte për rritjen çmimeve sepse realisht është abuzive. Do na mbetet forma shkresore nëse nuk kemi reagime. Unë sot nuk pres asgjë nga industria e qumështit që ajo ta zhvillojë blegtorin kur se ka bërë në këto 30 vite. Sot industria jonë nga Vermoshi në Konispol s’po e jep këtë gjë, janë kthyer në klientë të qeverisë. Nga njëra anë mirë bëjnë që rrisin standardet, por duke ulur konsumin kthehemi në njëlloj fasonerie dhe kjo duhet tw shmanget.



