KLGJ/ Pritet emërimi i 15 gjyqtarëve nga shkolla e Magjistraturës

KLGJ/ Pritet emërimi i 15 gjyqtarëve nga shkolla e Magjistraturës

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit pritet të emërojë të enjten 15 gjyqtarë të rinj nga shkolla e Magjistraturës.

Sipas njoftimit të KLGJ, mësohet se nesër në orën 11:00 pritet të mblidhet Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, i cili do shqyrtojë 4 pika në rend të ditës, duke nisur nga emërimi i 15 gjyqtarëve të rinj, ndërsa pritet edhe shqyrtimi i kërkesës për dorëheqjes për dy gjyqtarë.

Sipas rendit të ditës mësohet se emrat kandidat për t’u emëruar si gjyqtarë janë: Erlanda Agaj”; Marko Boshku”; Elisabeta Gjoni; Klejda Çapja; Artur Prenga; Mirjan Mustafaj; Kostandina Kuro; Iva Zemani; Enisa Shahini; Ema Shaholli; Shkëlzen Liçaj; Xhevdet Lika; Për emërimin gjyqtar të z. Ligoraq Toshi; Hazbi Balliu; Florin Demollari.

Po ashtu gjatë mbledhjes së nesërme do të shqyrtohet projektvendimi lidhur me kërkesën e gjyqtarit Osman Aliu për pagimin e pagës si gjyqtar, gjatë periudhës së pezullimit dhe për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit.

Dy pikat e fundit lidhen me projektvendimin “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, të gjyqtares Marina Rraboshta dhe Stavri Kallço për shkak të dorëheqjes nga detyra e gjyqtarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy