“Në rregull me masat anti-Covid”, a ka efekt ndryshimi i orareve të festave rinore?

“Në rregull me masat anti-Covid”, a ka efekt ndryshimi i orareve të festave rinore?

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u kanë bërë thirrje të rinjve t’i kufizojnë festat, për të ndihmuar në frenimin e koronavirusit. Në kulmin e sezonit turistik, me dëshirën për të shijuar ditët e verës, edhe në Shqipëri nuk kanë munguar grumbullime të tilla masive.

I tillë është rasti që shfaqet në videon e mëposhtme: një festë verore në fundjavë në një nga resortet e Jugut. Nuk ka asnjë element që të bën të mendosh për frikën e infektimit nga koronavirusi, përveç faktit që mbahet gjatë ditës. Ora 20:00 shënon kufirin përtej të cilit muzika nuk duhet të kalojë. Në këto kushte, festa bëhet para kësaj ore. Rreziku është i njëjtë.

 

Ndërkohë, policia raporton pothuajse përditë për gjobat që u vihen pronarëve të lokaleve që organizojnë dasma. Në thelb, një dasmë nga një festë e tillë, vetëm nga numri i pjesëmarrësve mund të themi se ndryshon.  

Të shumtë mund të jenë ata që shohin një paradoks këtu. Dhe nëse ngre pikëpyetjen a janë efektive këto masa, përgjigjen mund ta gjesh sot më shumë se kurdoherë tjetër te të dhënat e ISHP-së: 139 të infektuar, numër rekord që nga 9 marsi, kur u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy