Punimet në Unazën Lindore për mbikalimin e Shkozës, devijohet trafiku

Punimet në Unazën Lindore për mbikalimin e Shkozës, devijohet trafiku

ARRSH njofton devijim të qarkullimit të automjeteve, për shkak të disa punimeve te rrethrrotullimi e Shkozës. Për shkak të tyre, duke nisur nga data 6 mars do të ketë dhe devijim të trafikut.

Postimi i plotë:

-Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën Lindore Loti 3 – në datën 6 mars deri më 12 mars do të kryhen punimet e fundit për ndërtimin e mbikalimit të Shkozës, ku do të bëhet montimi i trarëve të këtij mbikalimi

-Për kryerjen e këtyre punimeve do të bëhet devijimi i trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut:

-Trafiku që vjen nga rrethrrotullimi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

-Trafiku që vjen nga Farka në drejtim të Tiranës (nëpërmjet Unazës) do të devijohet në rrugën e vjetër të Farkës .

-Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

-Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy