Itali/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, iu gjet kokainë në makinë dhe në shtëpi

Itali/ Arrestohet 50-vjeçari shqiptar, iu gjet kokainë në makinë dhe në shtëpi

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me kokainë. Mediat italiane raportojnë për arrestimin e një 50-vjeçari shqiptar, i ndaluar fillimisht për një kontroll rutinë nga karabinierët e Albisola-s.

50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar për një kontroll rutinë, por karabinierët kanë vënë re se ai u nervozua në momentin që iu kërkuan dokumentet dhe kaq mjaftoi që të lindnin dyshime të cilat do të çonin në një kontroll të imët të mjetit.

Policia ka gjetur të fshehur në pjesën e motorit një sasi kokaine në trajtë të ngurtë, me cilësi tepër të lartë. Për shkak të cilësisë, policia dyshon se nga çmimi i lëndës narkotike nga blerja deri te ndarja në doza dhe shitja te klientët do të trefishohej.

Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e shqiptarit u gjetën edhe 50 gramë të tjera kokaine, e ndarë në doza dhe e gatshme për shpërndarje si edhe mjetet e nevojshme për paketimin e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy