“Hetoni Kadastrën e Vlorës!”/ Bajramaj: Në bregdet është bërë masakër. 75 për qind e pronave të mbivendosura

“Hetoni Kadastrën e Vlorës!”/ Bajramaj: Në bregdet është bërë masakër. 75 për qind e pronave të mbivendosura

Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë, i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Kryetari i Dhomës së Avokatisë Vlorë, Durim Bajramaj tha në edicionin e lajmeve në MCNTV se Kadastra e Vlorës është kthyer në vatër keqmenaxhimi, abuzimi, arbitrariteti dhe vonesash, që dëmtojnë qytetarët dhe bizneset. 

 

Zanafillën që Kadastra është në këtë derxhe e ka në vitet e para të formimit të saj, pas viteve të demokracisë. Të tatëpjetën ky institucion e ka marrë pas vitit 2013. Në atë institucion brenda një periudhe 10-vjecare mund të jenë ndërruar mbi 12-13 drejtues institucionesh. Kjo ka ardhur pasi për mendimin tonë ai institucion është kthyer në vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi. Vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore. Për këtë ka qenë reagimi im si institucion. 

 

Kam bërë deri tani 3 kallëzime penale, një para dy vitesh, një para një viti dhe një është bërë konkretisht sot. Ne Avokatët i jemi drejtuar ASHK-së Vlorë vetëm për korrespondenca, që na shërbejnë për proceset gjyqësore, dhe në dy muaj të vijnë tre përgjigje të ndryshme, dhe të sorollatësh qytetarin, kjo është e neveritshme. I jam drejtuar Prokurorisë për një kallëzim penal ndaj specialistit që ka refuzuar të kthejë përgjigje dhe drejtuesit të institucionit. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv. 

 

Ka nevojë për ndërhyrje nga SPAK. Prokuroria duhet të vihet në lëvizje me indicie, mjafton të ketë dëshirën e mirë dhe jam i sigurt që provat aty janë dhe do të gjenden. Mjafton të hetosh punonjësit e asaj administrate, pasuritë e tyre, do të shikoni që do ketë mjaft prova. Ka keqmenaxhim dhe keqadministrim. S’kishin pse të mbylleshin sportelet dhe të kaloheshin në sistemin Online. Ky institucion sot është në black out. Di të them me bindje të plotë në 100 raste, ofrohen shërbime në 2 raste”.

 

Ai vuri në dukje se në bregdet është bërë një masakër e vërtet me pronat, ku 75 për qind e tyre janë të mbivendosura. 

 

Kadastra ka patur në administrim pronat në bregdet që janë të kushtueshme dhe të lakmueshme nga të gjithë. Aty është bërë një masakër e vërtetë, që s’e di s’i mund t’i gjendet filli kësaj pune, pasi aty ka prona të mbivendosura, për të mos thënë 100 për qind, por 75 për qind, dhe ju garantoj shqiptarët sa të jenë gjallë do enden dyerve të gjykatës dhe s’kanë për të gjetur qetësi me pronat e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy