Meta pret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences: Besimi fetar i bën njerëzit më të drejtë

Meta pret Arqipeshkvin Metropolitan të Firences: Besimi fetar i bën njerëzit më të drejtë

Presidenti, Ilir Meta mikpriti Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij, Kardinalin Giuseppe Betori me një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.

Të pranishëm në darkën zyrtare ishin Kardinali shqiptar Ernest Simoni (Troshani), deputetë të Kuvendit, ambasadorë, krerë të bashkësive fetare në Shqipëri, klerikë të lartë të Kishës Katolike, etj.

Në fjalën e tij, Presidenti Meta tha se vizita e një Kardinali në Shqipëri, është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për besimtarët katolikë, por për të gjithë shqiptarët.

"Besimi te Zoti dhe atdhedashuria kanë qenë e mbeten binomi i pandarë i historisë së besimeve të shqiptarëve. Kombi dhe Zoti u kanë dhënë forcë, besim e mençuri shqiptarëve që paqja, bashkëjetesa, harmonia, respekti  e vlerësimi reciprok të jenë parimet dhe sjellja e besimeve dhe e besimtarëve shqiptarë mes tyre. Mirënjohje të veçantë krerëve të besimeve fetare, nderim e përulje të veçantë për të gjithë ata udhëheqës besimesh fetare që s'janë më mes nesh.Vepra dhe ideali i tyre madhor mbeten udhërrëfyesi i pagabueshëm për ne dhe brezat që do të vijnë", tha Meta.

Vizita Arqipeshkvit të Firences, Kardinalit Giuseppe Betori tha Meta përkon me 25-vjetorin e vizitës historike në vendin tonë të Papa Gjon Pali II.

Kreu i shtetit gjatë fjalës së tij theksoi se shembulli i martirëve të të gjithë besimeve në Shqipëri dhe mësimet dhe vepra e Shenjtores Nënë Tereza, mbeten trashëgimia e jonë e çmuar dhe e veçantë historike e kombëtare. 

Kardinali Betori drejton meshën në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Ai shoqerohet në këtë vizitë nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani.

"Papa Francesku ne Firence u prit nga nje klerik shqiptar. Kjo eshte nje shprehje e integrimit te komunitetit shqiptar ne shoqerine italiane dhe ne klerin tone katolik. Na keni bere edhe nje dhurate te madhe pasi Kardinal Simoni-Troshani eshte emeruar ne katedralen qe une udheheq. Besimi fetar i ben njerezit me te drejte dhe shoqerine me te bashkuar dhe me moderne. Per kete arsye prania e te gjithe krereve fetare ne kete ceremonni eshte shume e vyer", tha Kardinali Betori .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy