Integrimi, Ismani: BE s’mund të mbajë peng Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, po e përdor për alibi (VIDEO)

Integrimi, Ismani: BE s’mund të mbajë peng Shqipërinë për Maqedoninë e Veriut, po e përdor për alibi (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ashtu si Shqipëria pret datë për hapjen e negociatave, e cila po mbahet 'peng' nga Bullgaria.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut z. Alajdin Ismani deklaroi se është pesimist sa i përket çeljes së negociatave për të dyja vendet.

Ai theksoi se Shqipëria duhet të kërkojë me ngulm që të ndahet nga Maqedonia e Veriut, sepse sipas tij Bashkimi Evropian nuk mund të mbajë peng Shqipërinë për shkak të Maqedonisë së Veriut.

Intervista e plotë

A do të ketë një dritë jeshile, çfarë pritet në 6 qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Bazuar në atë se çfarë kemi parë deri tani jam pesimist se do të ketë çelje të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke u nisur nga fakti se po të analizojmë dy shtetet ka një ndryshim thelbësor dhe shpesh herë është diskutuar se kam qenë i mendimit se Shqipëria duhet të kërkojë me ngulm që këto dy shtete të ndahen sepse këtu shohin Maqedoninë si pengesë për integrimin Shqipërisë. Dhe Bashkimi Evropian po e përdor atë si alibi. Ne kemi dhe një marrëdhënie jo korrekte brenda etniteteve brenda shtetit, ndërsa Shqipëria nuk ka asnjë problem ndëretnike brenda shtetit dhe mendimi im dhe ajo që është korrekte është se BE nuk mund ta mbajë peng Shqipërinë vetëm për shkak të Maqedonisë së Veriut, por duhet të trajtohen veçmas.

2. A po ndikon konflikti Rusi-Ukrainë në stabilitetin e shteteve të Ballkanit?

Qeveritë ballkanike janë duke monitoruar nga afër në Ukrainë, situata në shtetet ballkanike paraqitet stabile dhe nuk ka ndonjë kërcënim momentale, është në gjendje të qëndrueshme. Krahas kësaj mendojnë se shtetet ballanike po monitorojnë dhe rrjedhjen nëpër botë që po ndodhin, dhe kjo nuk do të thotë se këto shtete duhet të bien në qetësi absolute, duke marrë parasysh se Rusia ka aleatë fuqi të mëdha botërore. Pastaj kemi dhe përkrahjen e shteteve arabe, ata s’janë as mish as peshk. Ata historikisht kanë qenë aleat dhe roli i bashkimit evropian kur flasim kanosje rreziku është se BE në mënyrën kur ishte intensive dialogu mes Shqipërisë dhe MV për çeljen e negociatave filloi dhe konflikti Rusi- Ukrainë dhe pikërisht në ato momente u largua fokusi dhe përqendrua atje, por ajo duhet të ketë në vëmendje dhe rajonin.

3. Ç' pozicion po mban Maqedonia e Veriut ndaj Rusisë?

Është në mes të dy zjarreve. Nëse marrim qeverinë si shtet ata dalin me deklarata pro Ukrainës, por nëse në gjenezë analizojmë historinë e tyre ata janë sllav, truri i tyre është interesi për në BE, por zemra u fle të rusët.

4. A do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në M.V?

Gjasat janë reale që të ketë nga tetori ose prilli i vitit që vjen. Këtë e kërkon me ngulm kryetari i opozitës i cili bindshëm fitoi bashkitë dhe i jepet e drejta të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Sa i përket bllokut shqiptar ka parti që kërkojnë me ngul zgjedhjet, ndërsa ata që kanë humbur elektoratin nuk janë të kësaj ideje. Sa i përket koalicionit brenda partive shqiptare janë koalicionuar që nga fillimi i krijimit të Maqedonisë. Populli shqiptar është në një mjerim do thoja sepse nuk kanë përfaqësimin e duhur. Një deputet shqiptar Kastriot Rexhepi del dhe i bashkohet atyre maqedonasve dhe në këtë mënyrë minon vullnetin e një populli shqiptar.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy