“As test Covid, apo dokument tjetër”, Shqipëria hap kufijtë për turistët

“As test Covid, apo dokument tjetër”, Shqipëria hap kufijtë për turistët

Të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj të cilët zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet mund ta bëjnë atë pa asnjë problem apo pengesë.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë gjatë sezonit turistik.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkohë që për më shumë informacion, Ministria e Punëve të Jashtme vë në dispozicion një link ku mund të mësoni të gjitha detajet: https://bit.ly/3uS3F5l

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy