Humbi vajzën 11-vjeçare, e ëma hedh në gjyq mjekun pasi e akuzoi për ekzagjerim të simptomave

Humbi vajzën 11-vjeçare, e ëma hedh në gjyq mjekun pasi e akuzoi për ekzagjerim të simptomave

Një nënë e cila humbi të bijën në moshën 11-vjeçare nga një sëmundje, ka kërkuar hetim mbi një mjek i cili dyshohet se e akuzoi atë për krijimin e simptomave. Melody Driscoll ndërroi jetë në spitalin King’s College në korrik të vitit 2018, pasi vuante nga një çrregullim i rrallë gjenetik i quajtur “Sindroma Rett”.

Nëna e saj, Karina Driscoll tha se ajo ishte në një betejë të vazhdueshme me mjekët për sasinë e qetësuesve të dhimbjes që kërkon për vajzën e saj. Sipas të ëmës, një mjek pediatër akuzoi  familjen se po kërkonte më shumë ilaçe ndërsa ato nuk ishin të nevojshme.

Mjeku, emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit, dyshohet se ka akuzuar prindërit për ekzagjerim të simptomave të fëmijës, ndërsa i ka etiketuar në kartelat mjekësore si ‘Fabrikues të Sëmundjeve” (FII), një formë që përdoret për prindërit të cilët shtojnë simptoma të tjera te fëmijët e tyre.

E ëma, Karina thotë se etiketimi si FII e ndjek atë në çdo të dhënë mjekësore edhe pse ndaj saj kjo gjë nuk është provuar. Tashmë ajo po shpreson të pastrojë emrin e saj dhe të mbledh fonde për të paguar një ekip ligjor për t’i përfaqësuar. Ajo u shpreh për mediat e huaja se gjëja që dëshiron të bëjë është që të parandalojë mjekun që ta bëjë këtë sërish me të tjerët.

Karina Driscoll

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy