Maskat po vrasin tregun e "make-up"-it, i cili ka shënuar rënie 17% që nga fillimi i vitit. Më shumë se produktet e tjera kanë rënë shitjet e buzëkuqëve, të cilat vazhdojnë të bien në Francë për shkak të detyrimit për të mbajtur maska edhe jashtë.
Në 8 muajt e parë të vitit, shitjet e kozmetikës ranë 16.9% në përgjithësi, sipas institutit Nielsen. Deri në fillimin e karantinës, shitjet ishin të qëndrueshme por ranë me 53.4% midis marsit dhe majit. Dhe pavarësisht rihapjes, sektori ka regjistruar një rënie të mëtejshme prej 6.3% që nga maji.
Jo vetëm maskat e kanë këtë ndikim. Femrat gjejnë më pak arsye për grim pasi mbrëmjet në restorante janë të rralla, daljet bëhen vetëm me disa persona, martesat shtyhen ose anulohen.
Në Francë, shitjet e buzëkuqëve, të pamundur për t'u përdorur pa ndotur maskën që mbahet në mjedise publike, ranë me 75% gjatë izolimit dhe që prej asaj kohe kanë vazhduar të bien.
Por ka edhe të fituar. Produktet për sytë dhe vetullat kanë shtuar shitjet. Lapsat, tonet dhe rimeli janë rritur me 0.2% më shumë nga viti i kaluar.



